PD: Gianni Pitella gënjeu për vizat
e emigrantët, është thjeshtë arlekin

PD: Gianni Pitella gënjeu për vizat<br />e emigrantët, është thjeshtë arlekin
Partia Demokratike i ka konsideruar si gënjeshtra deklarimet e Pitellës në Kongresin e Partisë Socialiste, që kanë të bëjnë me heqjen e regjimit të vizave për shqiptarët dhe çështjen e emigrantëve.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani i cili nuk ka hezituar që ta quajë Pitellën si një arlekin që foli në kongres, por gënjeu.

Ndërkohë që Kongresin e PS-së Bogdani e ka konsideruar si tragjik e komik.

Ja deklarata e tij
Farsa e Kongresit, sa tragjik edhe komik të PS sot, arrin kulmin kur gënjeshtrat që Rama e kompani tentojnë t'i servirin shqiptarëve, penetrojnë edhe tek eurodeputeti i majtë, Pitella!!! Ky i fundit paturpësisht jo vetëm gënjen, por edhe guxon të sulmojë, jo vetëm të djathtën në Shqipëri, por edhe të djathtën europiane.
Në rastin e parë thotë që vizat për shqiptarët i liberalizoi qeverisja e majtë, kjo tregon ose sa pak informacion ka, ose sa pak kapacitet ka!!! Liberalizimin e vizave për shqiptarët, anëtarësimin në NATO, avancimin e integrimit europian e shumë procese të tjera jetike për Shqipërinë janë bërë gjatë qeverisjeve së PD.
Në rastin e dytë, thotë që "e djathta europiane pranon dhe të vrasë fëmijë refugjatë vetëm të mos i pranojë në BE e ti ndihmojë." Ky arlekin politik, që më shumë gjasa financohet nga këta arlekinët tonë (me paratë që vjedhin nga tenderat e koncesionet) duhet ta ketë shumë të qartë që është e djathta europiane ajo që e mban Europën në këmbë në mes të krizave, është e djathta europiane e sidomos CDU gjermane që hapi dyert për qindra mijëra refugjatë, dhe është e djathta europiane ajo që po mundohet dhe që do t'i japë zgjidhje kësaj krize!!!
Fati i keq është fakti që në Europë ka edhe arlekinë si ky, e në Shqipëri qeverisin arlekinë si këta tanët!!!​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare