PD gjen kauzën e re, protesta 
për rritjen e energjisë elektrike

PD gjen kauzën e re, protesta <br />për rritjen e energjisë elektrike
TIRANE- Partia Demokratike duket se do të ketë çmimin e ri të energjisë elektrike kauzën e re me të cilin do të bëj oponencë me qeverinë. Dy figurat kryesore në postet drejtuese të PD-së, kreu i saj Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani kanë akuzuar dje qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tyre, fatura e kripur që qytetarët do të paguajnë për energjinë është dhurata e qeverisë në këtë fundviti për shqiptarët. Ndërkohë që nga ana tjetër ka qenë vetë kryesministri Rama që ka sqaruar edhe një herë se nuk ka një rritje çmimi, por çmim të mesatarizuar duke treguar edhe mënyrën e kompesimit për shtresat në nevojë. Kreu i qeverisë fillimisht quajti lajmëtarë gënjeshtarë të gjithë ata që kanë folur për rritjen e çmimit të energjisë, duke theksuar se qytetarët nuk duhet t'i harrojnë këta lajmëtarë gënjeshtarë, që i munduan disa muaj me radhë, duke u thënë se çmimi do të rritej.

Sipas Ramës e gjitha ajo që ka ndodhur është një reformë. "Kjo reformë do të sjellë drejtësi, mirëqenie, kursim energjie!" u shpreh Rama, i cili siguroi çdo pensionist kryefamiljar, çdo invalid apo familje në ndihmë ekonomike se nga janari, do të ketë në pagën e vet lekët për të paguar diferencën. Por deklaratat e kryeministrit për kreun e opozitës Basha është e gjitha një mashtrim. Basha kërkoi nga qytetarët të mos e besojne Edi Ramën, kur u thotë se çmimi i energjisë nuk është rritur, pasi tashmë është fakt zyrtar se çmimi i energjisë u rrit nga 7.7 në 9.5 lekë.

"Edhe mashtruesit më ordinerë nuk luftojnë dot kundër fakteve të tyre" dhe siç shkruan ai, duke iu referuar kryeministrit Rama: "Duhet të jesh gënjeshtar patologjik të besosh se mund t'jua hedhësh njerëzve përherë", deklaroi Basha. Rama zgjodhi t’i përgjigjej akuzave me ironi teksa theksoi se: “PD është kthyer në një orkestër dasmash pa dasmor”.

Ndërsa opozita nga ana e saj duket se po përgatitet për protesta pasi vetë Basha kujtoi se po vjen koha që sharlatanëve t'u tregohet vendi, si kudo në botën e qytetëruar. Të njëjtën linjë mbajti edhe sekretari i PD, Arben Ristani i cili theksoi se rritja e çmimit do të ndikojnë në 75% të xhepave të shqiptarëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)