PD: Gjinkuri debitor ndaj energjisë
duhet të ishte në burg e jo ministër!

PD: Gjinkuri debitor ndaj energjisë<br />duhet të ishte në burg e jo ministër!
TIRANE - Minisitri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka qenë debitor i energjisë elektrike më 2010. Ky është denoncimi që Partia Demokratike ka bërë ditën e sotme në një dalje për mediat të koordinatorit Ervin Salianji.

Në fjalën e tij ai denoncoi rastin e ministrit Gjiknuri, ku sipas Salianjit ai ka qenë debitor i paralajmëruar në vitin 2010 me 3 muaj pa paguar energjinë, kohë kur ka qenë deputet, por se në vend që të burgoset në bazë të vendimit të qeverisë, ai është shpërblyer me post ministror.

Sipas Salianjit kjo tregon aksionin me dy standarde të qeverisë shqiptare e cila dënon popullin e thjeshtë, ndërsa personat pranë kryeministrit Edi Rama shpërblehen me poste në administratë. Për PD rruga e vetme për këtë është protesta dhe revolta popullore.

“Kemi sot rastin e Ministrit të Energjisë, Damian Gjinkuri. Në vitin 2010, ai ka qënë deputet, por debitor i paralajmëruar nga kompania në atë kohë, me 3 muaj pa paguar. Për Edi Ramën, ky është hajdut energjie. Sot cdo qytetar në këto kushte do të kishte përfunduar ose në errësirë, ose në burg. Por Damiani është ministër. Dhe janë mijëra familjarë që trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, pa të drejta, pa mundësi apelimi, askush nuk dëgjon zërin e tyre. Ndaj qytetarëve nuk u ka mbetur asnjë mundësi tjetër. Letra e Edi Ramës do të përfundojë aty ku e kanë vendin të tilla letra. Edi Rama nuk ka lënë zgjidhje tjetër, përvec protestës. Dhe protestë do të ketë, edhe më masive edhe më popullore, derisa e keqja të ndalet.” tha Salianji

fatura e CEZ
(Në foto: Fatura e energjisë elektrike e Ministrit Damian Gjiknuri që sipas PD vërteton se ai ka qenë debitor në 2010)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar