PD: Gjykata rrëzoi pretendimet e
Beqës, i akuzuar si Rama për afera
Partia Demokratike në një reagim të saj menjëherë pas vendimit të gjykatës ku e shpallur të pafajshëm Lulzim Bashën për akuzat që ai i kishte bërë Beqajt për korrupsion, ka thënë se sot gjykata e rrëzoi jo vetëm Beqajn por edhe Ramën, si të akuzuar për afera të ndryshme.
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila rrëzoi pretendimet e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, ka reaguar PD. Në dekralatën për mediet thuhet se kryetari Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij dhe të Edi Ramës. Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje.Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve.
Ja njoftimi për shtyp i partisë demokratike Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot pretendimet e Ilir Beqës, i cili u ankua për denoncimet që ka bërë kryetari i PD, Lulzim Basha, për hajdutërinë e tij në shëndetësi, më e madhja se në çdo sektor tjetër të qeverisë, për rrënimin e spitaleve, për mungesën e ilaçeve dhe materialeve bazike.
Z.Basha dhe Partia Demokratike kanë denoncuar ashpër koncesionet e check-up dhe të sterilizimit, afera të pastra financiare, ku Beqaj ka firmosur ndarjen e 350 milionë eurove me klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Ilir Beqaj ka qënë vazhdimisht i akuzuar nga kryetari i PD dhe nga mbarë opinioni publik, si hajdut me cizme, si kampioni i korrupsionit, që e ka kthyer shëndetësinë në kantierin më të madh të përfitimit për veten e tij e për Ramën, ndërkohë, duke sjellë rrënimin e shërbimit më të rëndësishëm në vend , që i ka kushtuar edhe jetën jo pak qytetarëve.
Me Ilir Beqën, spitalet s’kane ilaçe, mungojne dorashkat për operacionet, pacientët shtrihen koridoreve, nuk ofrohet kimioterapia sepse nuk punon paisja e kobaltit, medikamentet e skaduara po bëjnë kërdinë, ndërkohë që ministri u dërgon mesazhe qytetarëve që kanë ndërruar jetë pikërisht për shkak të rrënimit që ai ka shkaktuar.
Gjykata e Tiranës sot, edhe pse nën shantazhet e vazhdueshme të hajdutit Ilir Beqaj, ka çmuar se akuzat për korrupsion në shëndetësi, nuk janë shpifje.
Tashmë është e çertifikuar edhe zyrtarisht se Ilir Beqaj, është kampioni i Edi Ramës në fushën e vjedhjes, dhe përgjegjës për krimin e madh që bëhet ndaj shqiptarëve me kthimin e shëndetësisë në biznesin më të madh Rama-Beqaj, në kurriz të qytetarëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
54.3%
-
Të gabuar
41%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 14265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Juventus kërkon tri pikët
28 Shtator, 17:02
-
Media britanike 'The Telegraph': Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani
28 Shtator, 16:58
-
Rekord/ 'Paratë e pista' rrisin 'cash'-in, 150 mln euro më shumë jashtë bankave! Brenda 2026 tavan për pagesat në dorë të qytetarëve
28 Shtator, 16:53
-
Ndeshje e 'çmendur' në Londër, Cole Palmer shënon katër gola në pjesën e parë për Chelsean
28 Shtator, 16:51
-
Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni
28 Shtator, 16:30
-
Skleroza e shumëfishtë i mori fuqinë, por jo pasionin për letërsinë! Rrëfimi i ndjerë i 43-vjeçares për Report Tv: S’punoj dot, por shkruaj libra! Dua të jem e dobishme
28 Shtator, 16:23
-
Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon një spital ukrainas, 8 të vdekur dhe 11 të plagosur! Zelensky: Ata po sulmojnë objektiva civilë
28 Shtator, 16:07
-
La Liga/ Getafe harron Barcelonën, i shkakton humbjen e dytë radhazi Alaves! Sot edhe tre takime
28 Shtator, 16:04
-
SHBA/ Veliaj takon ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë
28 Shtator, 15:42
-
Manchester City dy barazime radhazi, Newcastle e ndal 1-1! Liverpool ka shansin për kreun, në fushë sot dhe Arsenal e Chelsea
28 Shtator, 15:35
-
Sulmet izraelite në Libanin jugor, Ministri i Shëndetësisë: 11 të vdekur dhe 108 të plagosur
28 Shtator, 15:29
-
Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr
28 Shtator, 15:05