Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka deklaruar se, djali i Kryeministrit Edi Rama, Gregori, është fotografuar teksa mban syze me një vlerë prej 60 mijë euro, për të cilat ai duhet që të tregojë burimin e parave, me të cilat i ka blerë, ose të tregojë se kush i’a ka bërë dhuratë.
Këlliçi ka shtuar se Gregor Rama është i papunë dhe duhet të justifikojë vlerën me të cilën ka blerë këto syze, që sipas tij janë syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.
Ndaj, sipas Këlliçit, Gregor Rama duhet të përgjigjet se nga i ka blerë apo marrë dhuratë këto syze.
Ja deklarata e tij e plotëMedia ka zbuluar se studenti më i pasur në vend, dhe ndoshta në rajon, është i papuni Gregor Rama, djali i kryeministrit.
Zbulimi nuk ka qënë shumë i vështirë për t’u bërë, pasi Gregu, studenti i papunë, është pjesë e arrogancës rilindase që ka dëshirë ta tregojë luksin, edhe pse shokët e tij të klasës nuk kanë lekë të pinë një kafe, le më të pagujnë tarifat e rritura të universiteteve nga babai tij, edhe pse 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë.
Syzet që mban djali i papunë i Edi Ramës, janë Maybach që sipas medias dhe ekspertëve kushtojnë të paktën 60 mijë euro.
Syze tipike të oligarkëve të lindjes, të qeveritarëve të korruptuar, të njohur botërisht për pasurinë e luksin që kanë vënë në kurriz të popullit.
Vlera e këtyre syzeve që mban Gregu është sa dy muaj pagë e presidentit amerikan, Obama.
Përveçse një çështje morale, që tregon harbutërinë e rilindjes, kontrastin e thellë mes Edi Ramës, njerëzve të tij, dhe popullit që nuk ka me se të ushqehet, ky është dhe një problem i mprehtë ligjor.
Djali i kryeministrit, duhet të tregojë se ku i ka marrë paratë për të pasur një palë syze 60 mijë euroshe. Të tregojë burimin e parave. Eshtë i detyruar me ligj.
Nëse i ka dhuratë, duhet të tregojë se nga kush i ka dhuratë;
Nga hakmarrja për drejtësi?
Nga Emiliano Shullazi?
Apo nga kompania kineze që po përgaditet të marrë koncesionin e TVSH, sëbashku me xhaxhain e tij Olsin?
Këto pyetje janë shqetësim publik, dhe Gregor Edi Rama është i detyruar të japë përgjigje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01
-
Kushtetuesja rrëzoi të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Haklaj: U çimentua marrëveshja Berisha-Rama dhe u rrëzua reforma në drejtësi
25 Dhjetor, 18:00
-
Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale
25 Dhjetor, 17:47
-
Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024
25 Dhjetor, 17:38