Pavarësisht ndasive brenda familjes politike, në komisionet parlamentare, PD e përqëndroi betejën e saj kundër socialistëve.
Deputetët e rreshtuar krah Berishës nuk munguan, ndërsa pa hatërmbetje u dukën me kolegët që mbështesin Lulzim Bashën.
Në komisionin e ligjeve Oerd Bylykbashi,i cili deri në seancën e shkuar mbante postin e nënkryetarit, nuk ngurroi të kërkonte ndihmën e zëvendësueses së tij, Dhurata Çupit kur po fliste për shembjet te 5 maji.
Edhe në komisionin hetimor për inceneratorët, demokratët kërkuan që problemet e brendshme, të mos përdoren nga kundërshtarët politikë.
Ndërkohë ky komision shënoi edhe përplasjet më të ashpra me socialistët, pasi PD iu rikthye thirrjes se, bashkë me ish-ministrin Lefter Koka të arrestohen edhe zyrtarë të qeverisë, që sipas tyre janë përgjegjës për aferën e inceneratorëve.
Nuk gjetën dakordësinë e deputetëve socialistë, të cilët refuzuan zgjatjen e afatit të funksionimit të këtij komisioni hetimor.
Ndërkohë komisioni i Edukimit, mbeti i pandryshuar edhe për pak kohë nga përbërja e tij, pasi kryetarja e re Flutura Açka, e cila zëvendëson Gjekmarkajn, duhet të marrë votimin e parlamentit së bashku me Grida Dumën që do të zevendësojë në Komisionin e Shëndetësisë Albana Vokshin, e përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë mendoni se do të favorizojë votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme?
-
PS
67.3%
-
Opozitën
18.9%
-
Nuk e di
13.7%
Vota total: 2873
Lajme të tjera
-
Bardhi mbledh firmat, kërkon Komision Hetimor për Investimet Strategjike! I bashkohet dhe Leskaj i 'Rithemelimit'
24 Maj, 12:34
-
Zgjedhja e Berishës kryetar, PD mbledh të shtunën më 28 maj Këshillin Kombëtar
23 Maj, 21:31
-
Ylli Pata: Krizën brenda opozitës s’e zgjidh as Grida e as Apeli
23 Maj, 17:41
-
Zgjedhja e Berishës kryetar, deputetët demokratë të ndarë! Duma kthesë 180 gradë: Duhet njohur vullneti i demokratëve! PS ironizon: ‘Fitore’ ndaj SHBA! Meta: Të respektohet vota
23 Maj, 11:43
-
Si iu fik ëndrra e Berishës për tu rikthyer 'mbret'
23 Maj, 09:57
-
Presidenti/ Digjet edhe raundi i dytë, palët nuk sjellin asnjë emër! Opozita: PS prishi paktin! Balla: Alibeaj u keqkuptua, s'ramë dakord që kandidati t'i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta
22 Maj, 14:13
-
Komunistët e PD paradite bëjnë show në Spaç e pasdite në radhë për të votuar njësoj si për Enverin dikur
22 Maj, 11:46
-
Berisha votohet për kryetar të PD, Lulzim Basha kujton të shkuarën: Të mos i lëmë mbetjet e komunizmit të relativizojnë dhimbjen
22 Maj, 11:03
-
Sali Berisha ‘Non Grata’ rimerr drejtimin e PD, në delir pas fitores me 93.45% të votave: Ndodhi mrekullia e shekullit të 21! Por çështja ende në Gjykatë (REZULTATET)
22 Maj, 07:11
-
‘Rithemelimi’ zhvillon nesër zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Sali Berisha në garë me Ibsen Elezin
21 Maj, 19:26
-
Procesi i Zgjedhjes së Presidenti dëshmon se demokracia parlamentare funksionon
21 Maj, 18:54
-
PS ofroi kompromis për ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, kërkoi të përfshihej dënimi i bashkëpunimit të Berishës me Millosheviçin, ‘Rithemelimi’ e refuzoi
21 Maj, 16:52
Normale , jeta vazhdon , i gjalli me të gjallët !
Përgjigju