PD hermetike, Berisha
vendos në kryeministri

PD hermetike, Berisha<br />vendos në kryeministri
TIRANE - Selia blu si gjatë gjithë këtyre viteve, edhe ditën e djeshme ka qënë e heshtur. Pavarësisht se ka qënë dita e fundit për formatimin e listave të kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet e vendit, rëndom si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, tashmë që PD është në pushtet zyra e bisedimeve është zhvendosur nga zyra e Berishës në selinë blu në zyrën e tij në kryeministri.

Pikërisht këtu kreu i mazhorancës Berisha ka mbledhur kryesinë e vogël të përbërë nga dy nënkryetarët e PD, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, sekretari i përgjithshëm Ritvan Bode dhe kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Këta, bashkë me Berishën janë dhe bërthama e “kolaudimit” të listave të kandidatëve të PD.

MBIPOPULLIM RRETH KRYEMINISTRISË
Kur mbeten ende edhe pak orë nga dorëzimi i listave për deputetë situata në selinë blu në dukje është e qetë. Kjo pse listat ende s’janë mbyllur por dhe pse pak kanë informacion për shpërndarjen e deputetëve. Ndërkohë që në ambjentet rreth selisë së PD ka rënë heshtja, si gjithnjë gjatë këtyre tetë viteve të qeverisjes të se djathtës, kjo nuk do të thotë se deputetët aktualë por dhe “mëtonjësit” për të qënë rishtarë në listat e sigurta të PD për të qënë deputetë në legjislaturën e ardhshme kanë qëndruar indiferentë.

Ndonëse guximi ka qënë i paktë në lidhje me ndonjë mesazh telefonik, bisedë telefonike apo dhe kontakti dypalësh, në ambientet rreth selisë së kryeministrisë ku është “ngujuar” Berisha bashkë me kryesinë e vogël për të vendosur në lidhje me këto lista ka qënë mjaft e populluar.

Në heshtje, të pasigurtë dhe tepër të stresuar, deputetë dhe kandidatë për deputetë kanë qënë gjithnjë me sytë nga selia e kryeministrisë për të parë mos del “tym i bardhë” nga kjo seli për kandidimin e tyre, ndonëse Berisha është treguar shumë hermetik duke i lënë të gjithë nën shoqërinë e kafeve dhe bisedave me zë të ulët te ambientet e lokale të “Kullat”, afër Kryesisë së Kuvendit apo pas kryeministrisë.

Kryeministri Berisha deri vonë ka dhënë asnjë indikacion për shumë nga deputetët e tij, ku me sa duket ka qënë duke shfrytëzuar edhe orët e fundit për të mbyllur listën që me iu paraqit kryesise së partisë në orën 21.00 për miratim përpara se ajo të shkojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

GARANCI KRERËT E LISTAVE
Ajo që dihet dhe që është e sigurtë është kryesimi i listës së Tiranës nga Sali Berisha dhe qarqeve të tjera kryesore nga Jozefina Topalli në Shkodër, Ridvan Bode në Korçë, Sokol Olldashi në Fier, Astrit Patozi në Vlorë, Arben Imami në Elbasan, Flamur Noka në Kukës. Deri në momentet e fundit kreu i PD Berisha ka lënë pezull të gjitha këto përzgjedhje të kandidatëve për deputetë, duke i lëvizur nëpër qarqe, në varësi të kandidatëve që do të përzgjedhë dhe opozita e drejtuar nga Rama.

Madje dhe mbledhjen e kryesisë së PD Berisha e ka lënë një orë pas kreut të PS Rama, në përpjekje për të përfituar sa më shumë nga hapësira kohore në favor të një përzgjedhjeje më të mirë. Gjithsesi tensioni në të gjitha lokalet rritur kryeministrisë ku janë mbyllur drejtuesit e PD, me në krye Berishën për të përpiluar listat, është shumë i lartë, pavarësisht hermetizimit dhe mungesën e shfryrjes nga ana e demokratëve. Të cilët në këto rast ndryshojnë kryekëput nga socialistët që jo vetëm debatojnë dhe kundërshtojnë, por herë herë dalin dhe në krahun e kundërt të së majtës.

DEBATET

PD aleatë e “tradhëtarë” në lista, zemërohet Lesi

Dhe te PD ka pasu shqetësim në lidhje me kandidatët për deputetë. Pasi Berisha ka dhënë fjalën për përfshirjen e “tradhëtarëve” të PS në listat e PD, duke sjellë dhe “rebelimin” e aleatëve, kryesisht të kreut të LDI Nikollë Lesi por dhe atij të BLD Arjan Starova.

Kështu është e sigurtë përfshirja e kryetarëve të partive aleate Fatmir Mediu, Shpetim Idrizi, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka ne listen e Partisë Demokratike, sikurse edhe të tre ish-deputetëve socialistë, Gjovalin Kadeli në Lezhë, Asllan Dogjani ndoshta në Tiranë, ndërsa mbetet të shihet ku do të vendoset Kastriot Islami.

I paqartë mbetet statusi i Princ Lekës, nëse do të jete apo jo kandidat për deputet në listën e PD. Afrimet e aleatëve dhe ish-deputetëve të majtë natyrisht që do të shkaktojnë edhe ndonjë lëvizje e spostim të deputetëve aktuale të PD, por dhe lënien jashtë listës së kandidatëve të PD pikërisht të demokristianit Lesi, i cili ka paralajmëruar lëvizje të forta kundër kësaj mazhorance, pavarësisht se ka dalë në një koalicion me të.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë