Po ashtu sipas PD Prenga është një tjetër deputet me të shkuar kriminale nga mazhoranca pasi ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të mazhorancës. I pyetur nga A1 Report Armando Prenga i cilësoi shpifje këto akuza të selisë blu. Ai ka theksuar se laguna e Patokut i është dhënë me tender klientelist nipave të ish-deputetes PD Paulina Hoti. Prenga ka kërkuar nga PD që të faktojë akuzat e bëra ose në të kundër të ndalojë këtë fushatë shpifjesh.
Për kete çështje ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë e cila i ka konsideruar akuzat politike ndërsa ka theksuar se tenderi ka qenë i hapur dhe sipas ligjit.