PD i drejton 3 pyetje kryeministrit për Agim Kajmakun, por për njërën nuk ka bërë verifikimet e duhura

PD i drejton 3 pyetje kryeministrit për Agim Kajmakun, por për njërën nuk ka bërë verifikimet e duhura

Agim Kajmaku

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të ri të Vorës Agim Kajmaku. Përmes një reagimi publik ku akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku e cila është njëherazi edhe koordinatore politike e Vorës se kanë mbuluar të kaluarën e tij kriminale, Bardhi ngre tre pyetje në lidhje me Kajmakun.

Ai pyet se çfarë lidhje ka Kajmaku me datën 14 janar të vitit 2003 dhe pse ai ka ndryshuar gjeneralitetet menjëherë pas këtij viti.

Bardhi pyet se çfarë lidhje ka Kajmaku me Jorgo Toton duke nënkuptuar se kjo është një identitet i rremë i përdorur nga kryebashkiaku i Vorës. Por ky i fundit e ka deklaruar këtë identitet edhe në formularin e dekriminalizimit

Formulari i dekriminalizimit të Agim Kajmakut

"1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?",
shkruan Bardhi.

PD pretendon se Kajmaku është një person i cili është ndaluar dhe më pas është larguar nga shteti grek. Menjëherë pas denoncimit sektori i dekriminalizimit në prokurorinë e përgjithshme ka filluar hetimet për Agim Kajmakun pas kërkesës së PD për verifikimin e pastërtisë së figurës së kryebashkiakut të Vorës.

Vetë Kajmaku, ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se është i dënuar dhe i dëbuar nga shteti grek. Në një reagim për Shqiptarja.com ai tha se ka udhëtuar lirisht në çdo vend të Bashkimit Evropian, për shkak edhe të biznesit të tij. Kajmaku deklaroi se këto akuza janë për qëllime politike.

Reagimi i plotë i Bardhit

Edi Rama dhe Belinda Balluku bëjnë sikur nuk e kanë dëgjuar të vërtetën e zbuluar nga Partia Demokratike se kandidati i tyre për Vorën Agim Kajmaku ka një dosje të hapur penale në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama nuk mund të bëjë sikur nuk dëgjon, sikur nuk shikon, sikur nuk flet! Strategjia e tij e mbrojtjes për çdo kriminel që fut në politikë, është e dështuar!

Edi Rama kontrollon të gjithë strukturat e shtetit dhe mund të verifikojë informacionet mbi të kaluarën kriminale të çdo personi brenda 1 ore. E ka bërë ketë edhe në rastin e Agim Kajmakut të Vorës, prandaj fshihet pas heshtjes. Bashkë me Belindën e tij, me të cilën shpërfillën socialistët e Vorës, bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, me shpresën se do fitojë kohë dhe do të përdorë “katicat” në prokurorinë e kontrolluar prej tij për të fshehur të vërtetën.

Janë Edi Rama dhe Belinda Balluku ata që detyruan Agim Kajmakun të të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale në Greqi. Njëlloj siç bëri edhe Valdrin Pjetri për të fshehur dënimin për trafik droge, edhe Agim Kajmaku i Vorës, publikoi dëshminë e penalitetit si çertifikatë virgjërie. Ky dokument nuk ka asnjë vlerë, sepse nuk provon që një person nuk ka probleme me drejtësinë greke.

Ajo që vlen për shqiptarët është përgjigja që duhet të japin Edi Rama dhe Belinda Balluku për mikun e tyre të Vorës me të kaluar kriminale.

1. Çfarë lidhje ka data 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?
2. Pse kandidati i tyre i Vorës nuk ka shkuar në Greqi prej vitit 2003 dhe pse menjëherë pas këtij viti ndryshoi gjeneralitetet në Shqipëri?
3. Çfarë lidhje ka kandidati i tyre në Vorë me shtetasin me identitetin e rreme “Jorgo Toto, me atësi Thanas dhe amësi Parascevi”?

Duke e mbuluar me heshtje krimin e kandidimit të një tjetër krimineli, Edi Rama nuk ka për ta mbuluar dot të vërtetën, të cilën shqiptarët kanë për ta mësuar shumë shpejt!

Skenari ku Edi Rama bën të paditurin, është i diskretituar para shqiptarëve në dhjetëra rastët, kur ai është kapur në flagrancë, duke bashkëpunuar me krimin.

Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse me krimin ai mund të pasurohet më lehtë dhe më shpejt. Prandaj, Shqipëria ka nevojë jetike të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe bandës së tij në bashki dhe qeveri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ermela: 24/08/2019 18:42

    Tragjikomedi , sikur asgje mos eshte vertete shikoni pak si nenshkruan emer mbiemer dhe firmos zoti Kajmaku!! I denje per tu rregjistruar ne shkollen fillore te vendlindjes se tij! Tmerr i madh sdi te shkruaje i shkreti. Veteni ne nje flete te bardhe te firmose dhe do shikoni qe dy firma nuk i ben dot njesoj! Tmerr i madh shume.

    Përgjigju
  • Ani: 24/08/2019 17:25

    Kajmaku do ekstradohet per ne greqi dhe e pret burgu aty me keq se ky se ka pas kush punen jo ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve