PD i kërkon Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin e 27 dhjetorit për vulën, Sefa: Të zgjidhet në mënyrë përfundimtare

Për të tretën herë që prej 27 dhjetorit, Partia Demokratike i kërkon Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin, ku urdhëroi Gjykatën e Apelit të marrë vendim përfundimtar për vulën.

Duke pretenduar për zvarritje të qëllimshme nga ana e Gjykatës së Lartë, përfaqësuesi ligjor i PD Indrit Sefa tha se është koha që t’i hapet rrugë zgjidhjes finale të pikëpyetjes thuajse 2 vjeçare se kujt i përket logoja e vula e demokratëve.

“PD ka bërë kërkesën e tretë zyrtare depozituar gjykatës së lartë për zbardhjen e vendimit të datës 27, për t’i dhënë mundësi kësaj gjykate që të japë vendim për çështjen e PD. Po mbush praktikisht dy muaj dhe është jashtë afateve për shkeljen e vendimit. Ne duam që zgjidhja gjyqësore e PD të jetë përfundimtare dhe e shpejtë. Ne flasim zyrtarisht me gjykatën. Në datën 27 janar ishte kërkesa e parë. Do bëjmë kërkesa të vazhdueshme deri në zbardhjen e vendimit. Ky është detyrim që ka gjykata. Duhet të përshpejtohen procedurat. Ne duam që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, që demokratët të jenë të qartë për ligjet drejtuese të organeve të PD-së.”- tha Sefa.

E njëjta kërkesë u përsërit disa ditë më parë, në përfundim të protestës së Rithemelimit mw 20 shkurt, nga Gazment Bardhi i cili që prej kohës kur PD nisi luftën e vulës ka ndryshuar qëndrim duke thënë se demokratët janë te Sali Berisha.

“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari Gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD.”- tha Bardhi për mediat.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apel çështjen për vulën e PD. Gjykata detyron Apelin që me një trupë të re gjykuese, të marrë vet ajo vendimin se kujt i takon vula e partisë. Kështu, Apeli do duhet të shprehet për vendimin e Zhukrit që njohu Berishën kryetar, i cili nëse rrëzohet, do ia linte përfundimisht PD-në Bashës.

Konflikti Berisha-Basha në PD nisi 9 shtatorin e vitit 2021, kur ish Kryeministri u pezullua nga grupi parlamentar demokrat, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Të dy palët zhvilluan kuvende, Berisha më 11 dhjetor 2021 dhe Basha një javë më pas, më 18 dhjetor.

Në marsin e vitit 2022 gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Agron Zhukri vendosi si të ligjshëm Kuvendin e Berishës, vendim që u rrëzua nga Apeli një vit më pas, marsin e vitit 2023. Tashmë çështja rikthehet aty ku ishte 9 muaj më parë, për t’u vendosur përfundimisht fati i partisë më të madhe opozitare në vend. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lorsn shehu: 23/02/2024 12:36

    Po ca te zgjidhi ky turi derrri o derrr rri shpi se je me Mir ...

    Përgjigju
    • Besi: 23/02/2024 14:26

      Ironia eshte tek roli i Bardhit me 11 dhe 18 dhjetor 2021 meqe Berisha e njeh si federalist te bashkimit te PDve. Aktet e tij te atehershme rrezojne vendimin e Zhukriut sot

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat