PD i përgjigjet Ballës: Duhet të ishe
para ligjit për kokainën e Xibrakës 

PD i përgjigjet Ballës: Duhet të ishe<br />para ligjit për kokainën e Xibrakës 
Partia Demokratike ka shigjetuar ashpër deputetin socialist, Taulant Balla, pa debateve të sotme në seancën e Kuvendit.

PD e akuzon Ballën si të korruptuar, ndërsa i kujton se duhet të ishte para ligjit për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorin e drogës, si ai i Xibrakës.

Reagimi i ashpër i PD erdhi pas deklaratave të socialistit Balla i cili u shpreh se opozita nuk e ka të qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi. "Ne ramë dakord dje me partinë e Lulit, sot me partinë e Saliut u prish akordi. Partia Demokratike nuk ka qenë ndonjëherë më keq se kaq”, tha Balla.
 
Deklarata e plotë e PD
"Shpifësi i çertifikuar zyrtarisht, T. Balla, kreu dhe sot shërbimin e langoit për shefin e tij, duke sulmuar opozitën me trillime e gënjeshtra siç di ai.
 
Ky abuzues me pushtetin, ky bastun i Edi Ramës që e ka emrin pas qindra emërimeve në administratë e poste kyçe, në tatime e dogana, në burgje e në komisione, që e ka emrin pas dhjetëra tenderëve, pas dhjetëra liçensimeve, që ka emrin pas shumë vjedhjeve që i bëhen sot parave të shqiptarëve, lehu dhe sot aty ku mbllaçit çdo ditë llokmat e korrupsionit.
 
Një drejtësi larg kontrollit të Edi Ramës do ta kishte vënë atë para ligjit, për shumë afera, për lidhjet e tij kriminale, për trafikun e laboratorin e drogës, si ai i Xibrakës.
 
Kakaris ky shpifës sot, pikërisht se padroni i tij ka në dorë drejtësinë.
 
Partia Demokratike dhe qytetarët e vendit do të luftojnë dhe po luftojnë për të sjellë në vend pikërisht drejtësinë që bën drejtësi, që çon aty ku e kanë vendin të korruptuarit si T. Balla".

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik