PD ikën nga komisioni
Bylykbashi: S'ka konsensus

PD ikën nga komisioni<br />Bylykbashi: S'ka konsensus
Partia Demokratike ka braktisur mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi ku po diskutohet drafti përfundimtar i kësaj reforme. Edhe pse në këtë mbledhje marrin pjesë edhe ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin, sërish opozita nuk është bindur dhe ka preferuar të dalë nga mbledhja.

Nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, u shpreh se nuk është arritur konsensusi për kërkesat e opozitës. Ai tha se PD i mëshon me forcë adaptimit të rekomandimit numër 88 të Komisionit të Venecias. "Asnjë draft deri më tani nuk pasqyron rekomandimet e Venecias. Pa adaptimin e rekomandimit 88 të Venecias, drejtësia rrezikon të kapet politikisht nga mazhoranca", u shpreh Bylykbashi. 

Ndërkohë mbledhja e komisionit të reformës në drejtësi vijon pa përfaqësuesit e Partisë Demokratike. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin