PD: INSIG do të privatizohet nga
miqtë e Ramës, ja pronarët e rinj

PD: INSIG do të privatizohet nga<br />miqtë e Ramës, ja pronarët e rinj
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa gjatë një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka futur në kthetrat e tij një pasuri tjetër publike, për ta ndarë atë me miqtë dhe klientelën e tij.

Sipas demokratëve kompania e sigurimeve INSIG pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar.

Gon Papuli dhe Gaz Demi sipas PD-së do të jenë pronarët e rinj të kompanisë të sigurimeve INDIS.


Deklarata e plotë e Zëdhënëses të PD-së.
Edi Rama tregoi sot me gisht për një orë rresht popullin e tij si hajdut, në një sallë të mbushur me dhunë me punonjës administrate në orar zyrtar, ndërkohë që ai vetë qëndron në krye të bandës që vjedh dhe gllabëron çdo ditë paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Së fundmi, Edi Rama ka futur në kthetrat e tij edhe një tjetër pasuri publike, për ta ndarë me miqtë dhe klientelën. Kompania e sigurimeve INSIG, pritet të privatizohet dhe pronarët e rinj janë paracaktuar. Procedurat do të jenë të kota e pa vlerë, pasi ky aset shtetëror me vlerë dhjetra milionë euro, do ti jepet miqve të kryeministrit. Pronarët e rinj të INSIG pritet të jenë Gon Papuli dhe Gaz Demi. Njëri ndërtues i sarajeve private të Edi Ramës në Dardhë e në Durrës, tjetri me lidhje të forta e së fundmi në ortakëri me Olsi Ramën në biznes. Ky është një skandal, një akt korruptiv, me fitues të paracaktuar, pjesë e mendësisë së Edi Ramës për të marrë e plaçkitur, për të ndarë me miqtë çdo pasuri publike. Me dhjetra koncesione e privatizime të kësaj natyre, po bëhen cdo ditë nga Edi Rama me pasuritë e paratë e shqiptarëve. Eshtë koha, është ora që shqiptarët të reagojnë. Shqiptarët e kanë në dorë të ndalin këtë vjedhje, këtë babëzi, këtë hajdutëri të fondeve dhe pasurive publike.

Reagon Qeveria
Pas akuzave të opozitës së fituesit e privatizimit të INSIG-ut janë të paracaktuar, ka reaguar edhe qeveria përmes portalit Transparenca.al:

"Në përgjigje të akuzës së Partisë Demokratike bëjmë me dije se më datë 25.01.2016 Ministria e Financave ka publikuar ftesën për të gjithë të interesuarit për marrje pjesë në tenderin e privatizimit të aksonieve të shoqërisë “INSIG”. Forma e shitjes së shoqërisë “INSIG” do të kryhet nëpërmjet një tenderi të hapur dhe të gjithë kandidatët e interesuar kanë mundësi të tërheqin dokumentacionin pranë Ministrisë së Financave deri më datë 09.03.2016.

Ndryshe nga çfarë pretendon Partia Demokratike, deri më tani nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ofertë konkrete, pasi ashtu siç parashikohet edhe në kalendarin e procedurave të tenderit. Të gjitha ofertat do të dorëzohen nga kandidatët më datën 10.03.2016 para komisionit te vlerësimit të ofertave, në Ministrinë e Financave.

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 




 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur