PD: Inspektori i korruptuar në
IKMT mik i Tahirit dhe i Veliajt
Partia Demokratike ka reaguar pas video skandalit në të cilin u përfshinë dy punonjës të Inspektoriatit të Kontrollit e Menaxhimit të Territorit, ngjarje pas të cilës ata u shkarkuan nga drejtoresha e përgjithshme, Dallëndyshe Bici.
Partia Demokratike ka reaguar pas video skandalit në të cilin u përfshinë dy punonjës të Inspektoriatit të Kontrollit e Menaxhimit të Territorit, ngjarje pas të cilës ata u shkakruan nga drejtoresha e përgjithshme, Dallëndyshe Bici.
Partia Demokratike, përmes Leonard Ollit ka thënë se një nga të përfshirët në këtë skandal është mik i ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas Ollit, ky nuk është një rast i izoluar, ku funksionarë të Shtetit kërkojnë para në këmbim të favoreve që iu bëjnë qytetarët, që në fakt ata thjeshtë iu ofrojnë shërbime që me ligj iu takon.
Ai ka shtuar se ky rast është shëmbëlltyra e vërtetë e qeverisë.
Ja deklarata e plotë e Leonard OllitSkandali i zbuluar nga emisioni investigativ Stop, nuk është një rast i izoluar i një inspektori të ndërtimit që kërkon para në këmbim të favorit.
Ky rast korruptiv, është e vërteta e rilindjes, është shëmbëlltyra e saj.
E para tregon mënyrën se si është bërë inspektor personi në fjalë. Një militant që vjen e ushtron me arrogancë e me dhunë, pushtetin, përmes njohjeve që ka me Saimir Tahirin e Erion Veliajn.
Përmes lidhjeve nepotike po ashtu, duke qënë vëllai i këshilltarit të majtë në Bashkinë e Tiranës, Florian Pullazi.
E dyta, ky rast tregon se Pullazi dhe shefat e tij, rrjeti i tij, e gjithë ngrehina të cilës ai i përket, ka ardhur në pushtet për të bërë para.
Me babëzi, duke shkelur ligjin, duke dhunuar qytetarët e pamundur, e duke i rrjepur ata, kështu funksionin banda e INUK dhe bandat e tjera të Edi Ramës që i janë vërsulur popullit që ditën e parë që erdhën në pushtet.
Koha e këtij shteti të korruptuar e kriminal;
Koha e këtyre maskarenjeve ka mbaruar.
Populli është në këmbë dhe shumë shpejt ka tu treguar vendin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.9%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
FOTO-LAJM/ Ja makina e bërë ‘shoshë’ nga plumbat e Lulzim Vishës, para se Policia të mbërrinte në vendngjarje
24 Janar, 19:40
-
Kryepeshkopi Anastas në gjendje të rëndë, kreu i KMSH lutet për shërimin e tij: Bashkëpunues e tolerant me këdo
24 Janar, 19:39
-
Shkodër/ Vetura përplas për vdekje motoçiklistin 45-vjeçar, policia arreston shoferin!
24 Janar, 19:23
-
Portugali, deputeti vidhte valixhe në aeroporte dhe i shiste në internet
24 Janar, 19:23
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Bastisen banesat në Kamëz pas vrasjes së postierit, gjendet një silenciator
24 Janar, 18:57
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54