PD interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes: Bazat ushtarake po i jepni për projekte turistike, Ministri: Spekulim! Nuk është mëkat të jepen me qira

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ferdindand Xhaferrajt qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike.

Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi  për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Në kushtet e mungesës së transparencës lidhur me gjithçka ka ndodhur në bazat ushtarake.’- tha Xhaferraj.

Në përgjigjen e tij ministri Niko Peleshi, tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Peleshi, deklaroi se pas vitit 2013 janë privatizuar 50% më pak prona të Forcave të Armatosura se sa para këtij viti. 

Duke i cilësuar spekulative të gjitha deklaratat e deputetit të PD-së Ferdinand Xhaferraj, Ministri I Mbrojtjes iu përgjigj interesit për bazën ushtarake të Kuçovës: “Është shumë pozitive për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale sidomos pas  agresionit rus në Ukrainë që ka ndryshuar skenën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë në rajon, jemi krenarë sepse është një arritje e kohës, e kësaj qeverie e cila ka ditur të punojë me strukturat euroatlantike me NATO-n dhe po e bëjmë realitet. Ne nuk i vendosim mbiemra politikë këtyre zhvillimeve as me një mandat qeverisjeje, por kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe me vjen keq që po spekuloni. FA trashëgojnë asete të një ushtrie të para vitit ‚90. Realiteti ka ndryshuar por nuk është kollaj të ndryshojë me pronat e ushtrisë. Sot që flasim kemi 1372 prona në emër të FA. Një pjesë e tyre janë vënë në dispozicion të zhvillimit. Sepse nuk janë në mundësitë tona për t’u përhapur në një numër të tillë pronash. Jemi në një kohë tjetër. Jemi pjesë e NATO-s. Na duhet që këtë numër të madh pronash ta vëmë më efiecencë, jo ta vëmë thjesht në vëzhgim. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të investitorëve nuk është mëkat, por detyrë që na e cakton ligji“.

Në shpjegimin e tij, Ministri i Mbrojtjes tha se para 2013 janë privatizuar prona brenda bazave të FA. “Prona e dhënë me qira në 2014 në Urën Vajgurore nuk ka qenë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Një kompani ka shprehur interesin për ta marrë me qira. Nuk janë prona që jep ministri apo kryeministri. Në atë tokë nuk ka ndodhi investimi. Komando e forcës ajrore ka bërë kontrollin dhe i ka kërkuar ministrisë së Ekonomisë të prishë kontratën. Ministria e Ekonomisë e çmon vetë nëse është në kushte të prishjes së kontratës. Sugjerimin e kemi bërë pasi investimi nuk ka filluar“,  sqaroi ministri Peleshi.

Ndërsa sa i përket bazës së Shëngjinit, Peleshi tha se atje ka patur abuzime me pronat.“Një pjesë e territorit të Bazës së Shëngjinit i është regjistruar privatit në 2009. 5 kallëzime ne gjykate për veprimet e ish - zyrtareve te PD, vetëm drejtësia e re reagoi. Kemi çuar në SPAK bazën e Shëngjinit, i cili ka sekuestruar ndërtimin. Ndërtimi në bazën e Shëngjinit me leje të kryetarit të bashkisë së Lezhës në kohën në PD. Dhënia me qira e Gjirit të Limionit është bërë sipas ligjit. Nëpërmjet qiradhënies, Forca Detare do të përfitojë një investim të ri, modern, pa kosto financiare. Baza në Saranda mbetet brenda Planit të Përhapjes së FA. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës, ministri Peleshi tha se PD e ka nxjerrë godinën e SHQUP nga Plani i Përhapjes së FA brenda 24 orëve.

Xhaferraj: Fole po nuk the asgjë. Gjithçka nis me ligjin për FA. Ndërkohë që NATO procedonte me vlerësimin e bazës ajrorë në Kuçovë pjesë të bazës jepen 1 euro me qira apo shiten me 8 euro metri katror. Kompania private ka zero investime dhe zero të punësuar mjerim i vërtetë, kjo është prona që është dhënë në urën Vajgurore. Ne nuk kemi shtet po kemi një çetë rilindase që i është vërsulur bazave ajrore dhe detare. Në Shëngjin është lejuar ndërtimi i një prone 4 katëshe. Kanë lejuar njohjen e pronës dhe ndërtimin e ndërtesës. Lidhur me bazën ndihmuese në Sarandë, më korrik të 2020 u dha për investim strategjik me çmim 1 euro. Dhënia me qira e bazës duke cenuar ndjeshëm kapacitete detare është bërë në shkelje të ligjit. Prej dy vitesh baza nuk i dorëzohet investitorit strategjik. Kanë kaluar dy vite dhe ushtarakët nuk pranojnë ta japin dorëzimin.

Peleshi: Tonaliteti nuk ju jep të drejtë! Janë të gjitha spekulime! Kur thash se nuk janë dhënë më qira prona, nuk thash për të shitur shokët, mos spekulo me këtë.

 


Lajmi kryesor:

Seanca plenare/ Nderim President Nishanit, Kuvendi 1 minutë heshtje! PD, interpelancë me ministrin e Mbrojtjes: Po jepni me qira objektet ushtarake! Peleshi: Spekulim


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja