PD: INUK shemb banesa me leje
Kaziu:I kishim orenditë brenda

PD: INUK shemb banesa me leje<br />Kaziu:I kishim orenditë brenda
TIRANË - Partia Demokratike ka denoncuar prishjen e nje banese, sipas tyre në mënyrë të paligjshme nga INUK. Koordinatori për Ndihmë Ligjore në PD, Ervin Salianji ishte pranë familjes Kaziu në Tiranë të cilëve u është shembur shtëpia pak ditë më parë.
 
“Pabarazia dhe selektiviteti me të cilën i trajton para ligjit kjo qeveri qytetarët, është drithëruese. Qytetarët me të cilët jemi sot këtu, pronarët Kaziu, kanë pasur një pronë, që ndodhet pas nesh, e cila ka qenë e regjistruar si pronë në emër të tyre për dy kate. Gjithashtu kanë kartelën e pasurisë e cila vërteton që kjo tokë në të cilën ne ndodhemi sot është prona e tyre prej vitesh. Qeveria, Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, pa i lajmëruar, pa u sjellë asnjë shkresë paraprake dhe më pas duke mos u dhënë asnjë shpjegim, duke mos u lënë as kohë që të heqin orenditë e tyre shtëpiake, ua ka kthyer në pluhur e hi të gjithë investimin e jetës së tyre.”- tha Salianji.
 
Ndërsa kryefamiljari Kaziu tha se kam shkuar tek INUK të më japin vendimin e prishjes, por ka qenë e pamundur ndërsa ka kërkuar dëmshpërblim pasi sipas tij shtëpia ka qenë me leje ndërtimi.
 
“Kjo shtëpi ka qenë kapitali im e gruas dhe 3 djemve të mi. E kemi ndërtuar në 1998. Kishim katin e parë ndërsa të dytin se kishim mbaruar për arsye ekonomike. Kam qenë i burgosur politik, pa ekonomi. Tani përfundimisht të arrijmë tek kjo që ndodhi sot, ku erdhi policia me shumë policë të armatosur, me INUK-un dhe kërkojnë lejen e ndërtimit. Ua çova lejen e ndërtimit. Por më thanë se do shembet shtëpia. U kërkova të merremi vesh sepse duhej të më thonin 5 ditë para. Qoftë edhe një ditë që tu jepja lejen origjinale të ndërtimit. Më thanë që nuk presim dhe menjëherë sulmuan. Nuk pritën edhe pse kishim mall brenda.”- u shpreh  Kaziu
 
Partia Demokratike shprehet se po vëzhgon të gjitha rastet abuzive të prishjes së pronave dhe fton qytetaret te denoncojnë INUK-un.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën