Përmes një njoftimi zyrtar shprehet mirënjohja ndaj partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, për mbështetjen e dhënë nëpërmjet apelit drejtuar shqiptarëve me banim në Itali për të përkrahur me votën e tyre energjinë dhe strategjinë e Matteo Renzi-t.
“Tashmë PD-ja italiane do të jetë forca më e rëndësishme e parlamentit evropian dhe do të ketë detyrën madhore të një reforme që duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ky rezultat përkon dhe me presidencën e radhës së BE-së që Italia po përgatitet të marrë në gjashtëmujorin e dytë të 2014-ës”, thuhet në një njoftim zyrtar të sekretarit të Partisë Demorkatike Italiane, dega Shqiëpri, Ismail Ademi
Ndërsa fitorja e Francës, e konsideruar nga kryeministri francez, si “tërmet politik” vlerësohet nga Partia Demokratike italiane në këtë mënyrë: “Në disa vende evropiane, Franca mbi të gjitha, partitë euroskeptike fituan terren duke vendosur në krizë sisteme të rëndësishme politike”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)