TIRANE- Të gjithë të larguarit nga administrata publike do të rikthehen në punë. Ky është qendrimi zyrtarë i Partisë Demokratike pas vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesli ligjorë i Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese, Ivi Kaso, theksoi se të gjithë të larguarit nga puna duhet të rikthehen në detyrë, konkretisht ata nëpunës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil pas datë 1 tetor, ditë në të cilën hyri në fuqi edhe Ligji për “Nëpunësin Civil”. Sipas juristit të PD-së, Ivi Kaso, është detyrë e administratës shtetërore që të rikthej në punë të larguarit që sipas tij u zëvendësuan me militan partia.

Sipas tij, nëse nuk ndodh kjo gjëm atëherë d otë vendosë gjykata administrative për largimin e tyre. “Vendimi i Kushtetueses vërtetoi pretendimet tona, që akti normativ për nëpunësin civil ishte antikushtetues. Ata që kanë statusin e nëpunësit civil gëzojnë të gjithë mbrojtjen ligjore. Të gjithë ata që janë larguar padrejtësisht nga administrata, pas 1 tetorit duhet të rikthehen në detyrë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese zhbën veprimet e paligjshme të administratës të kryera që nga data 1 tetor. Administrata të marrë masa për rikthimin e punonjësve që janë larguar padrejtësisht nga puna. Nëse administrata nuk e bën këtë, atëherë është gjykata që me anë të vendimeve do ta detyrojë administratën që ti kthejë në punë punonjësit e pushuar padrejtësisht” - deklaroi Kaso.

Pretendimi i PD
Në listën e publikuar disa muaj më parë nga ana e Partisë Demokratike, ishin rreth 5 mijë të larguar nga puna në periudhën kur u bë edhe ndryshimi i pushteteve. Sipas PD-së, forca më e madhe opozita do të ofronte konsulencë ligjore për të gjithë personat që janë shkarkuar nga puna, pra duke paralajmëruar një mori kallzimesh penale ndaj qeverisë shqiptare nga ana e nëpunësve shtetërorë.

Krahas kësaj, në një qendrim të mbajtur dy dit më parë, deputeti i PD-së, njëkohësisht përfaqësues i partisë në Gjykatën Kushtetuese, Eduard Halimi theksoi se të gjitha largimet nga puna dhe emërimet e bëra pas datës 1 tetor të vitit 2013 që janë bazuar në ligjin e vjetër të nëpunësit civil janë të pavlefshme, pra kontratat e tyre të punës nuk janë të sakta nga ana ligjore. Kjo pasi vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese përcakton në mënyrë taksative se drafti për “Nëpunësin Civil” ka hyrë në fuqi në datën 1 tetor, çka do të thotë se bëhen sanksione te tjera për emërimet në punë si edhe për shkarkimet nga puna.

Në bazë të deklaratave të bëra nga Partia Demokratike si edhe nga qendrimet publike të mbajtura nga vet kreu i PD-së, Lulzim Basha, llogaritet që në Gjykatën Administrative do të depozitohen rreth 5 mijë kallzime penale. Kjo do të çoi në një mbikarkesë të gjykatës por krahas kësaj, pritet që të ketë edhe ksto të lartë për shtetin shqiptare pasi Partia Demokratike këmbëngul që të gjitha lëvizjet që janë bërë në administratën publike janë të jashtëligjshme, çka do të thotë se duhet dëmshpërblyer të gjithë ta larguarit nga puna ose të rikthehen në detyrë.


Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)