Kreu i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha paralajmëron kundërshtim të fortë për reformën territoriale administrative. 

Duke pasur parasysh qeverinë aktuale, Basha ka lënë të kuptohet kështu në aktivitetin për 23 vjetorin e themelimit të degës së PD-së, në Korçë.

Deklarata vjen vetëm pak pasi LSI-ja, nëpërmjet Luan Ramës ka kërkuar bashkëpunim për këtë çështje me opozitën.  

“Ata hapën fushën e pështirë të blerjes të votës nga mafia qeveritare. Blerja e votës është atentati më i madh”, ka pohuar Basha.

Ai ka vijuar se “PD-ja po ngrihet fuqishëm dhe forcat po i gjen në misionin e saj në opozitë dhe në vizionin përsëri në pushtet. Ju të rinjtë nuk keni frymën e kultivimit të pazareve siç bën qeveria aktuale.”
 
“DY HERË MË SHUMË VRASJE, TETË HERË MË SHUMË SULME ME TRITOL”
 
Kreu i PD-së ka kërkuar “të nderojmë themeluesit dhe nismëtarët e forcës sonë, të cilët nuk janë lodhur me kontributin e tyre. Ata janë përballur me terror për të shkruar emrin e PD-së në themelimin e saj. Korça është një juri e madhe për Partinë, edhe kur na jep notën që meritojmë. Rama ka ngritur me mashtrime në fushatë qeverinë, me ambalazh propaganistik. Ata hodhën poshtë 39 amedamentet, na mashtruan 39 herë. Po na mashtron me rendin, fsheh një krim që ka ndodhur duke sulmuar mediat. Tani kemi dy herë më shumë aksidente, tetë herë më shumë vrasje me tritol. Ky është bilanci në rend. Premtuan ulje taksash, shëndetësi falas. Ky është koalicioni i mashtrimit të 23 Qershorit. Këto janë mashtrimet, nga ata që thanë se do bënin vepra”, ka vijuar Basha.
 
Redaksia online
 
(b.g/ shqiptarja.com)