PD: Ja letra 'sekrete' e emërimeve
politike të Rama-Metës në burgjeFoto/ Opozita në "stinën e protestave"

PD: Ja letra 'sekrete' e emërimeve<br />politike të Rama-Metës në burgjeFoto/ Opozita në
TIRANË - Një letër konfidenciale e zëvendësdrejtorit të Burgjeve Bledar Skënderi drejtuar kryeministrit Edi Rama, është bërë publike këtë të martë nga Partia Demokratike, e cila hedh akuzave në drejtim të qeverisë për emërime politike në këtë institucion.
 
Në një deklaratë nga selia e PD, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani duke cituar letrën, tha se nga tetori i 2013-ës deri në gusht të vitit 2014, nga 762 emërime, vetëm 300 i ka bërë Partia Socialiste ndërsa 462 i ka bërë LSI.
 
Në letrën drejtuar Ramës, zëvendësdrejtori i Burgjeve i ankohet për punësimet e shumta që ka bërë Lëvizja Socialiste për Integrim.
 
Skënderi thotë në letrën e publikuar nga PD, se përgjithësisht drejtorët e emëruar nga PS janë njerëz korrekt, por përjashtim sipas tij bën kreu i burgut 313 në Tiranë, Saimir Allushi i cili u dorëhoq vetëm pak ditë më parë pasi u zbulua në media se kishte qenë i dënuar në rini.
 
"Drejtorët e Institucioneve (burgje dhe paraburgime) të emëruar nga PS në përgjithësi janë njerëz seriozë, të përkushtuar dhe kemi një frymë të bashkëpunimi. Përjashtim bën Drejtori i Paraburgimit 313 "Jordan Misja" zoti Saimir Allushi i cili 70 % të emërimeve i ka bërë nga zona e tij Komuna Dajt dhe një pjesë të mirë të tyre njerëz të tij të afërm. Dua të theksoj faktin se është drejtori i vetëm i joni në Tiranë nga 5 institucione që ka në Tiranë", thuhet në letër.
 
Sipas zëvendësdrejtorit të Burgjeve, emërimet në radhët e shefave të policsë së burgjeve dhe oficerëve janë njerëz jo profesionistë ndërsa ngre edhe shqetësimin e mungesës së uniformave prej 6 vjetësh.
 
"Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së Burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marrë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon sigurinë në institucione. Në DPB ka rreth 6 vjet që nuk pajisjen shefat policorë me uniforma dhe situata do një ndërhyrje urgjente", shkruhet në letër.
 
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani
 

Zyrtari i Lartë ankohet se LSI nuk po respekton marrëveshjen për ndarjen e pushtetit. Ky zyrtar ankohet se disa drejtorë burgjesh, punësojnë njerëz sipas dëshirave të tyre dhe nuk marrin në konsideratëe listën zyrtare me emra që i ka çuar Partia Socialiste.

“Në përgjithësi të gjitha emërimet në stafet drejtuese të policisë së burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon rëndë sigurinë në këto institucione”, kështu shprehet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ai i sugjeron Ramës që Partia Socialiste duhet të marrë nën drejtim burgun e Fierit pasi aty ka 700 vende pune.
Ja pra kush është shteti i Edi Ramës.

Një shtet që trajtohet si plaçkë që ndahet mes aleatëve si tortë e pushtetit.

Një shtet i korruptuar, ku punësimet bëhen ose me firmë të partisë ose me lek nën dorë.

Një shtet kriminal që në këtë rast, ka vënë në rrezik edhe sigurinë në burgje për shkak të babëzisë për të trafikuar vendet e punës sipas interesit financiar dhe partiak.

Pikërisht këtë shtet jemi ngritur ta shporrim, bashkë me shqiptarët.

Partia Demokratike ju ben thirrje, Të enjten në orën 10, të rimblidhemi në dyert e Parlamentit.

letra emerimet ne burgje
letra emerimet ne burgje

letra emerimet ne burgje

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit