Sipas Alibeajt, “reforma” e ndërmarë pas ndryshimeve në kodin penal për burgosjen dhe gjobitjen e drejtuesve të automjeteve që shkelin ligjin, tashmë ka dështuar.
Alibeaj ka shtuar se, qeveria po i ndëshkon shqiptarët dhe se ky fakt ëhstë një aksident i madh politik.
Ja deklaratae tije plotë.
“Shqipëria bëhet përditë më e pasigurtë!
INSTAT raporton se aksidentet rrugore në 2015 u rritën me 15.8 %. Numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2 %.
Në 3 muaj të 2015 u kryen 586 aksidente rrugore. “Reforma” e burgosjes së shqiptarve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria Rama Meta njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve. Opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet, drejt normalitetit”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)