PD kërkon anulimin e vendimit
të Byrosë për Sali Berishën

PD kërkon anulimin e vendimit<br />të Byrosë për Sali Berishën
Partia Demokratike ka reaguar pas përjashtimit të deputetit Sali Berisha me 10 ditë nga parlamenti duke kërkuar anulimin e menjëhershëm të vendimit të Byrosë  së Kuvendit të cilin e cilësojnë të padrejtë.

Nw një deklaratë zyrtare të opozitës thuhet se vendimi i dhënë është "hakmarrje burracake e partnerit të Shullazit Edi Rama".

"Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama," thuhet në deklaratë.
 
Deklarata e  plotë e PD
Edi Rama riktheu sot dënimin e Byrose së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi. E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore.

Partia Demokratike kërkon anullimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat