PD kallëzim në SPAK: U arrestua dhe u lirua me urdhër të Ramës krimineli që blinte vota për kandidatin socialist Frrok Gjini në Shkodër

Partia Demokratike, përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi ka bërë të ditur se ka kallëzuar në SPAK Kryeministrin Edi Rama, Frrok Gjini kandidat i PS i renditur i 5-në listën për Shkodrën,  Niko Ibrahimajn, Drejtori i Policisë së qarkut Shkodër, Ilir Babaj/Baba Drejtor i Ujësjellësit-kanalizime Bashkia e Vaut të Dejës dhe vëllanë e tij, Basri Babaj/Baba duke i akuzuar për 'Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal".

Sipas PD Basri Babaj/Baba qarkullonte me makinë të blinduar në Laç , brenda së cilësi iu gjetën sipas PD 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore të Vaut të Dejës. Selia blu thotë se ai është ndaluar nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj  3 ditë përpara datës së zgjedhjeve, por që është liruar përmes ndërhyrje së Edi Ramës.

"Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.   Menjëherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste", thuhet në deklaratën e Bardhit.

Bardhi shprehet se PD do të provojë me fakte çdo ditë vjedhjen dhe manipulimit që i është bërë votave të qytetarëve  më 25 prill dhe do të vijojë t'i denoncojë ato në SPAK.

Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit

Çdo ditë, Partia Demokratike po bën publike gjithnjë e më shumë fakte, prova dhe të dhëna rreth vjedhjes më të madhe të zgjedhjeve në histori kryer nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi.

Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi-Rakipi janë qytetarët shqiptarë të cilët nuk u lejuan të sjellin me votë masive ndryshimin që i nevojitej vendit.

Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “grupit të strukturuar kriminal” për shtetasit Edi Rama, Frrok Gjini, Niko Ibrahimaj, Ilir Babaj/Baba, Basri Babaj/Baba dhe çdo person tjetër të paidentifikuar nga ana e jonë.

Në krye të kësaj skeme të manipulimit kriminal të zgjedhjeve që po denoncojmë sot qëndron personalisht Edi Rama dhe pjesë e saj janë Drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, Niko Ibrahimaj, Frrok Gjini kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Shkodër dhe vëllezërit Ilir e Basri Babaj/Baba.

Basri Babaj/Baba që qarkullonte me makinë të blinduar në Laç, Vau Dejës është ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër Niko Ibrahimaj ditën e mërkurë, 3 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Na makinë janë gjetur, në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, shuma të mëdha parash që përdoreshin për të blerë vota si dhe materiale zgjedhore dhe lista të banorëve të zonës. Me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, Basri Babaj është lënë i lirë në mesnatën e po asaj dite. Ndërhyrjen e Edi Ramës e ka ndërmjetësuar një telefonatë e Frrok Gjinit, i renditur i pesti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës. 

Mënjeherë pas lirimit, Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Ilir Babajn, person me të shkuar kriminale dhe njëkohësisht Drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Vau i Dejës ku i ka kërkuar atij të punojnë sa më fort për fitoren e Partisë Socialiste.

Janë dhjetëra përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës dhe shantazhimit të votuesve.

SPAK është në provë edhe për këtë operacion kriminal të blerjes dhe tjetërsimit të votës, për shkrirjen e shtetit me Partinë Socialiste dhe për nënshtrimin e policisë përpara krimit të organizuar.

Partia Demokratike nuk do ta ndalë luftën për rikthimin e demokracisë. Beteja jonë do të zhvillohet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.

Kjo betejë nuk ka të bëjë me PD-në por me të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend.

Foto nga kallëzimi që PD ka bërë në SPAK

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kafsha: 10/05/2021 19:48

    keta fashista do vdesin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën