PD kallëzim penal në prokurori për Veliajn: Po favorizon Fushën, i dha miliona euro

TIRANË-Partia Demokratike, ka kallëzuar në prokurori kryebashkiakun Erion Veliaj për favorizim të kompanisë Fusha. Lajmin e ka bërë publik deputeti demokrat Klevis Balliu, që akuzoi Veliajn se i ka dhënë 2.6 milionë euro kompanisë për të blerë pisha.

Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së. Balliu ka thënë se Fusha ka përfituar gjysmën e tenderave pa garë.

Po kthehem nga prokuroria ku dorëzova kallëzim penal për Veliajn, për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Në kundërshtim me ligjin e prokurorimeve, Veliaj i ka dhënë 2.6 milionë euro Fushës. Për Fushën, ligji shkelet.  I ka dhënë Fushës miliona euro për pisha. Veliaj shkel ligjin që të favorizojë firmën Fusha Sh.p.k. Iu dhanë 2.6 milionë euro që të blinte pisha. Me këto para do kishte ndërtuar shkolla, por jo, zgjodhi të blinte pisha. Ja ku janë pishat e thara, dhe të prera. Njësoj si palmat. Me këtë situatë, Veliaj ka mbyllur sytë dhe bashkia s’ka marrë asnjë masë për kompaninë Fusha.Gjysma e tenderave që i janë dhënë Fushës janë pa garë. Dhe sa para duhet të paguajnë shqiptarët që Veliaj të mbyllë borxhin me Fushën për Arditin? I bëj thirrje prokurores së Përkohshme të marrë masat.

Klevis Balliu, deputet i PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë