PD, kallëzim penal për zyrtarët që
lejuan ndërtimin e Veliajt te Liqeni

PD, kallëzim penal për zyrtarët që<br />lejuan ndërtimin e Veliajt te Liqeni
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike bëri kallëzim penal në prokurori sot për Drejtuesit e Policisë së Tiranës, IKMT, INUV, Inspektoriatin e Mjedisit dhe firmën Grand, për ndërtimin e paligjshëm tek Parku i Liqenit të Tiranës.

"Institucionet në fjalë kanë manifestuar dhunë e arbitraritet në çdo rast ndaj qytetarëve të vendit, edhe për vendosjen e një dritareje apo rregullim çatie, ndërsa kur është fjala për ndërtimin e paligjshëm të Erion Veliajt ato nuk kanë vepruar"- pretendon PD

Kallëzimin penal, e depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës, Sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji.

“Sapo dorëzuam  një kallëzim të ri në Prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, për ndërtim të paligjshëm, për prerjen e drurëve dekorativë dhe frutorë dhe për mos marrjen e masave për të ndëprerë gjendjen e paligjshme, për pengimin e së drejtës për tu shprehur, grumbulluar apo manifestuar. Janë kallëzuar penalisht Policia e Shtetit, konkretisht Ervin Hodaj si drejtor i Policisë së qarkut të Tiranës, Ermal Muça zëvëndësdrejtor, Dhimitër Ziu si zëvëndësdrejtori i Sigurisë, Agim Hoxha si shef i komisariatit nr-1 në Tiranë, Andi Banushi zv-shef i komisariatit nr 1 në Tiranë, Ilirjan Hasanaj si shef i rendit në komisariatin nr 1 në Tiranë,  Dallëndyshe Bici si drejtoreshë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit për një ndërim të paligjshëm në mes të Tiranës, në mes të të vetmit park që ka qyteti i Tiranës, nuk marrin masa dhe lejojnë veprimtarinë e paligjshme në një kohë që njerëzit futen kudo në burg pse lyejnë një fasadë. Po ashtu kemi kallëzuar drejtorin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, z Skerdi Drenova, kryeinspektorin e Agjensisë së Mjedisit dhe shoqërinë ndërtimore për ndërtimet e paligjshme që kryhen në këtë zonë të Tiranës. i bëjmë thirrje edhe njëherë Prokurorisë së Tiranës që të marrë masa që shteti i së drejtës të funksionojë e që ligji të jetë siç e parashikon Kushtetura, dhe jo fjala e kryeministrit të jetë më e rëndësishme se sa ligji në republikën tone”, u shpreh për mediat Salianji.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb