PD kandidon në Laç vëllain e Fufit
 Përsëritet skema e dorëheqjeve

PD kandidon në Laç vëllain e Fufit<br /> Përsëritet skema e dorëheqjeve
TIRANE - Partia Ddemokratike vendosi të kandidojë në bashkinë e Laçit Ilir Pjetraj pas dorëheqjes së kandidatit të prezantuar më herët Altin Biba. Ilir Pjetraj rezulton të jetë vëllai i deputetit të kësaj zone Mhill Fufi i cili mori mandatin pas tërheqjes së Vasil Bicit që ishte para tij në listën e deputetëve të qarkut të Lezhës. Ilir Pjetraj i cili më herët ishte një nga emrat potencial për këtë kandidim, nuk u prezantua nga Partia Demokratike si kandidat npër zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Propozimi i Partisë Demokratike është miratuar në limitet kohore në KZAZe Kurbinit e cila sipas procedurës ia ka nisur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve procesverbalin për këtë vendim. Ilir Pjetra i cili prej 2011 drejton bashkinë e Mamurrasit kandidon për bashkinë e Kurbinit nën siglën e Partisë Demokratike.

Ilir Pjetra vjen në këtë garë pas dorëheqjes së kandidatit Altin Biba dhe rezulton të jetë e njëjta formulë si me  vëllain e tij Mhill Fufi i cili mori mandatin e deputetit pas dorëheqjes së Vasil Bicit në shtator të vitit 2013 i cili dha dorëheqjen pa bërë ende betimin e tij në Parlament.

Ndërsa sërish vëllai i deputetit Fufi futet në garë për drejtimin e bashkisë së Kurbinit në kushtet kur ende nuk u bë pjesë e kësaj gare kandidati Altin Biba i shpallur zyrtarsiht fillimisht nga Partia Demokratike 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin