PD: Kapet vëllai i kryebashkiakut të
Fushë-Arrësit, e liron Pjerin Ndreu

PD: Kapet vëllai i kryebashkiakut të<br />Fushë-Arrësit, e liron Pjerin Ndreu
Kryetari i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat, ka denoncuar atë që, sipas tij, ka ndodhur me vëllain e kryetarit të Bashkisë së Fushë Arrësit, Albert Tuci i cili është arrestuar nga forcat speciale, por është liruar pak orë pas ngjarjes nga deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Nderu.

Sipas Alibeajt, ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe nxjerrja e tij nga policia tregon pabarazinë përa ligjit për qytetarët.

Ai ka shtuar se Tuci është person me precedent dhe është i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 7 vite burg dhe menjëherë pas lirimit të tij është bërë një festë e madhe në një lokal në Fushë Arrez.

Partia Demokratike, sipas Alibeajt e konsideron këtë ndërhyrje të paligjshme të deputetit Ndreu, ndërkohë që i bën thirrje prokurorisë që të hetojë rastin, e të nxjerrë para përgjegjësisë deputetin e Edi Ramës dhe ata që urdhëruan lirimin e të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Fushe-Arrësit.

Ja deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, që tregon pabarazinë para ligjit, që tregon se nëse je i afërt me pushtetin ke lehtësi, favore dhe del menjëherë nga komisariati.
Dje rreth orës 19.00 në Fushë-Arrës, është ndaluar me forca operacionale, vëllai i kryetarit të Bashkisë, Albert Tuci, person me precedent penal, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge me 7 vite burg.
Policia e Fushë-Arrësit nuk ka pasur dijeni, është shmangur nga ky aksion, për shkak të njohjeve dhe lidhjeve që i dyshuari ka në këtë Bashki.
Pasi është mbajtur disa orë më pas në komisariatin e Pukës, Tuci ka fituar lirinë, me ndërhyrjen e deputetit Pjerin Ndreu.
Dhe pas kësaj, një festë e madhe është zhvilluar në lokalin në qendër të Fushe-Arrësit, me dolli pa fund për deputetin Ndreu i cili i hoqi prangat të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë.
Partia Demokratike e konsideron këtë ndërhyrje të paligjshme të deputetit Ndreu, si dëshmi e dy standardeve, e favorizimit të njerëzve në pushtet.
Ligji nuk vepron ndaj mikut të deputetit, ndaj vëllait të kryetarit të Bashkisë.
Ky ndalim i ligjit para njerëzve të lidhur me pushtetin dhe me deputetët e Edi Ramës, është në fakt oligarkia.
Çdo qytetar pa njohje, pa lidhje, do të ishte mbajtur në burg e do të ishte dënuar, qoftë edhe për një tullë të vënë pa leje.
Ndërsa njeriu i deputetit të Ramës, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda, edhe pse i ndaluar me forca speciale, fiton menjëherë lirinë pas ndërhyrjes së oligarkëve.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të hetojë rastin, e të nxjerrë para përgjegjësisë deputetin e Edi Ramës dhe ata që urdhëruan lirimin e të dyshuarit, vëllait të kryetarit të Bashkisë së Fushe-Arrësit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!