PD kërkesë Kuvendit: Të ngrihet
komision për votimin elektronik

PD kërkesë Kuvendit: Të ngrihet<br />komision për votimin elektronik
TIRANE-Partia Demokratike ka nisur punën për Reformën Zgjedhore.
 
Kryesia e grupit parlamentar të PD vendosi sot të depozitojë të hënën në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit “ad hoc” parlamentar për reformën zgjedhore.

PD: Dy pika, shitblerja dhe votimi elektronik
Në fokus janë dy pika kryesore; problematikat e zgjedhjeve që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës dhe e dyta, votimi elektronik.
 
Reforma Zgjedhore ishte tema kryesore e debatit mes shumicës dhe opozitës në fund të mandatit të kaluar, pasi PD kërkonte me cdo kusht votim elektronik.
 
Por një gjë e tillë sipas shumicës ishte e pamundur, pasi nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta realizuar.
 
Ndërsa me fillimin e legjislaturës së re të Kuvendit, PD e ka vendosur në plan të parë, ashtu sikur deklaroi edhe Basha në fjalën e tij të parë si kryetar i opozitës në Kuvend pak ditë më parë.
 
PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët të votojnë në mënyrë elektronike, gjë që sipas Bashës do të shmangte manipulimin e votave.
 
Por përpos kësaj një tjetër pikë që pritet që të sjellë debat në komision është shitblerja e votës, e cila kërkohet që të shqyrtohet nga PD.
 
Basha ka akuzuar se në 25 qershor ka pasur shitblerje masive të votave, pavarësisht se ishte pjesë e qeverisë me ministrat teknikë dhe zv/ kryeministren.
 
Ashtu si në komisionin e parë, edhe këtë herë nga PD përfaqësues do të jetë Oerd Bylykbashi. 

Kujtojmë që Reforma Zgjedhore ishe një nga pikat e paktit mes Ramës dhe Bashës në 17 Maj, por lideri demokrat deklaroi në Kuvend pak ditë më parë se ajo marrëveshje ka vdekur.
 
Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë konsensus mes palëve për Reformën Zgjedhore, por edhe pikat e tjera.


 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin