Rithemelimi kërkon anulimin e koncesionit të check-up dhe parave që jepen për të.
Sipas deputetes Albana Vokshi paratë që jepen për koncesionin e dështuar do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara pacientëve si dhe për të përmirësuar kushtet në spitale.
"Partia Demokratike ka denoncuar që në krye të herës koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, check up, si një nga më të korruptuarit, më të dështuarit. Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje. Koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë. Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit. Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostatë" denoncoi sot deputetja Albana Vokshi.
Ajo kërkon dhe anulimin e koncesionit
7 milionë Euro të konçesionit të dështuar të check up, do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara të sëmurëve me kancer, që shpesh dergjen në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë dhe detyrohen që të paguajnë çdo kursim të tyre ose të marrin kredi për t’i siguruar ato në spitalet private. 7 milion Euro të konçesionit të dështuar të check up do të mjaftonin për të rritur pagat dhe për të siguruar shpërblime për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte skandaloze dhe që, shpesh përballen me zemërimin e drejtë të të sëmurëve apo të afërmve të tyre se nuk u sigurojnë dot mjekimin e duhur.
Vokshi inkurajon SPAK që ashtu si me inceneratorin e Tiranës të sekuestrojë edhe 'djegësin e parave publike të Vilma Nushit' siç tha ajo.
kjo eshte genjeshtra me e madhe si te mos kete jetuar asnje dite ne Shqiperi Albana Vokshi dhe nuk eshte se nuk di te arsyetoje pse analizat e check up nuk jane me te dobeta por me te mira se cdo lloj analize e ofruar ne privat qe te gjitha klinikat pa perjashtim fabrikojne analiza jo si ne check up te kufizuar ne madhesine e sherbimeve vetem nga frrika si dicka e re e pa provuar me pare edhe per kulturen korruptive te barnave kontrabande ne dem te listes se barnave te rimbursuar per interes te prvatit qe fshihet pas ilaceve te shtrenjta spitalore me cmime monopol qe ofruar nga check up do sillte nje cilesi shume me te mire te listes se barnave te rimbursuar ne spitale dhe kronike
Përgjigju