Në mbledhjet me dyer të mbyllura të Komisionit për Reformën në Drejtësi, ka paraqitur dhe një tjetër kërkesë të cilën nuk e kishte bërë të ditur deri më tani publikisht. Ajo kërkon që mandatet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përfshi dhe atë të presidentit Nishani, të mos ndërpriten, por të transferohen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që pritet të ngrihet pas reformës. Oerd Bylykbashi në mbledhjen e datës 20 maj të Komisionit për Reformën në Drejtësi thotë se duhet vepruar me të njëjtën logjikë juridike si në rastin e prokurorit të përgjithshëm.