PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për pastrimin e parave, Bardhi: Është i domosdoshëm

PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për pastrimin e parave, Bardhi: Është i domosdoshëm

Gazment Bardhi

Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisionit të ri hetimor, këtë herë për pastrimin e parave. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili thotë se ngritja e një Komisioni Hetimor, për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Megjithëse nuk përmend emra, Gazment Badhi thotë se ‘rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës.’

‘Komisioni Hetimor për pastrimin e parave është i domosdoshëm. Rasti i një magjistari të pasurive të paluajtshme, që merr kredi, ble prona, i shet brenda vitit me dyfishin e çmimit, është ulëritës. Aq më shumë kur ka trafikantë droge si palë!’- shkruan Bardhi.

Kjo deklaratë e Bardhit vjen pasi Berisha tha sot në Kuvend: “Në trajtimin e korrupsionit, Parlamenti duhet të ndalet në dy krerët e Meduzës. Rama i akuzuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Evropë për larjen e 200 milionë eurove në zonat offshore që nuk e përgënjeshtroi kurrë. Jo më pak Lul Brava që u hetua nga Prokuroria e Tiranës për larje parash dhe iu mbyll hetimi.”

Ndërkohë, një ditë më parë ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili theksoi se krerët e disa institucioneve kushtetuese, ku përfshihen edhe kryeministri, Presidenti e Kryetari i Kuvendit, duhet t'i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm, të justifikojnë pasuritë e tyre dhe ata që e kanë marrë pushtetin me ndihmën e botës së krimit, për kryedemokratin duhet të shkojnë në burg.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë