TIRANË - Partia Demokratike kërkon për herë të tretë shtyrjen e afatit të punës së komisionit hetimor për serverin e tatimeve.
Në një shkresë që mban firmën e kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka drejtuar kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin thuhet se anëtarët e shumicës parlamentare në Komisionin Hetimor, që përbëjnë edhe shumicën, refuzuan miratimin e një kërkesë të Komisionit për zgjatjen e afatit të veprimtarisë.
Në këto kushte demokratët citojnë ligjin i cili parashikon që grupi kërkues për ngritjen e komisioneve hetimore ka të drejtën e kërkesës për zgjatjen e mandatit të punës së një komisioni.
/Shqiptarja.com