PD kërkon përjashtimin e SHBA
dhe të BE nga kontrolli i Vetingut

PD kërkon përjashtimin e SHBA<br />dhe të BE nga kontrolli i Vetingut
Partia Demokratike nuk heq dorë nga kontrolli politik i institucioneve të reja të drejtësisë, parashikuar në projektin kushtetues dhe 7 projektligjet e depozituara në Kuvend. Gjashtë muaj e fundit, opozita ka shpallur disa drafte paralele, formula, skema dhe oferta, të cilat konvergojnë në një pikë përbashkuese; Ruajtjen e pozitave të armatës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, nëpërmjet ndarjes politike të vendeve në institucionet kryesore të drejtësisë.

Lëvizja
Një ditë pasi kryetari i komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj foli për një formulë të re, që përfshinte opozitën në procesin e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të drejtësisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar një formulë paralele, e cila duket se po i largon më tej palët nga rruga e konsensusit. Gjatë një mbledhjeje me aleatët, pasuar me një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Oerd Bylykbashi kanë prezantuar një formulë të re. Shqiptarja.com ka mësuar se formula konsiston në ndarjen politike të Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit, institucioneve më të rëndësishme për spastrimin e gjyqësorit nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të paaftë dhe të lidhur me krimin.

Propozimi i PD
Partia Demokratike kërkon evitimin e Avokatit të Popullit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit. Formula e re e PD fut në lojë Gjykatën Kushtetuese, e cila do të listojë kandidatët për anëtarë të Komisionit dhe Kolegjit të Apelimit. Më tej, PD propozon ngritjen e një komisioni ad hoc me 12 anëtarë. Sipas formulës, gjashtë anëtarë i përkasin opozitës parlamentare dhe gjashtë mazhorancës. 12 anëtarët partiakë të komisionit ad hoc do të përzgjedhin 12 anëtarët e Komisionit të Kualifikimit. Formula parashikon që secili deputet zgjedh një anëtar. Ndërkaq, lista me 12 anëtarë do të shkojë për votim në Parlament. Partia Demokratike propozon që 12 anëtarët të votohen në mënyrë të fshehtë në seancë dhe me një shumicë prej 2/3. Detajet e kësaj formule do të bëhen me dije nga deputeti Oerd Bylykbashi në ditët në vijim. Gjithsesi, ka pak gjasa që formula të pranohet nga mazhoranca, aq më tepër nga SHBA-BE. Nëse deri para 17 ditëve, opozita kërkonte ndarjen e disa vendeve të rezervuara, tashmë opozita e ka braktisur këtë pozicion, duke kërkuar ndarjen më dysh të të gjitha vendeve në Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit.

PD rrëzon propozimin e PS
Partia Demokratike ka rrëzuar ofertën e fundit të Partisë Socialiste, për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Sipas kryetarit të komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kjo formulë mundëson përfshirjen reale të opozitës në zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë. Rrëzimin e formulës e ka konfirmuar kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili me sa duket ka marrë më parë miratimin e ish-kryeministrit Berisha. “Nuk është propozim i ri, është propozim i rrëzuar nga opozita në 17 shkurt me shkrim dhe gjatë takimit tim të 6 qershorit në mënyrë të argumentuar. Sepse është një metodë me potencial të lartë korruptimi, pa transparencë dhe tepër i ndërlikuar për kushtet dhe për proceset për të cilat propozohet”, tha Basha.

vetingu

vetingu
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'