PD kërkon statujën e Rugovës
në Tiranë, refuzon mazhoranca

PD kërkon statujën e Rugovës<br />në Tiranë, refuzon mazhoranca
Mazhoranca refuzon te kaloje ProjektRezolutën “Për nderimin dhe mirënjohjen e thellë nga Republika e Shqipërisë për figurën e Presidentit Ibrahim Rugova”. Kryetarja e komisionit te jashtem Arta Dade ka refuzuar ta marre ne shqyrtim sic u propozua ne seance plenare.

Partia Demokratike në përkujtim të rolit dhe figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, kerkon vendosjen në një nga sheshet kryesore të qytetit të Tiranës, të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.

"Me iniciativën e kryedemokratit Basha dhe me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës që prej majit 2014 është realizuar dhe është gati shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova. Shtatorja eshte vepër e skulptorit, Idriz Balani, dhe do të përjetësojë mirënjohjen e kryeqytetasve dhe mbarë kombit për veprën e tij të pavdekshme"-shruan PD.

Kjo kërkesë u paraqit nga PD gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje e cila për herë të parë përkon me 21 janarin, ku mbetën të vrarë 4 persona gjatë protestës së opozitës së 2011.

Ora 11:45 Berisha: Ta nderojmë Rrugovën me një minut heshtje
Fjalën e tij në seancën e parë parlamentari ish-kryeministri Berisha e ka nisur me arritjet dhe koontributin që Ibrahim Rrugova  i ka dhënë Kosovës. Berisha madje ka kërkuar një minut heshtje në nder të presidentit të Kosovës.
 
“Sot mbarë populli i kosovës dhe mbarë shqiptar përulet me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jetë të veprës dhe trashëgimisë së presidentiti Rrugova themelues i pavarësisë. Rrugova do të nderohet si misionar dhe prijës që bëri më shumë se kushdo tjetër për Kosovën. Ta nderojmë dhe sot me një minut heshtje kujtimin e e këtij legjendari”- tha Berisha
 

Ora 11:06 Replika mes Braçes dhe Palokës 
Teksa kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha se është i hapur për sugjerime për rezolutën, Erjon Braçe i PS-së e quajti të dobët nga ana e tekstit, dhe të panevojshëm, pasi të gjithë kanë shprehur vlerësimin për figurën historike të Kosovës.

“Ne e menduam në formën e një rezolute, por nëse ka diskutim siç ndodhi dhe në Konferencën e Kryetarëve, qoftë me kërkesat e kësaj rezolute për një shtatore të presidentit Rugova në Tiranë, ne jemi të hapur për t’i diskutuar dhe nuk mendoj se mud të bëhen shkak që ky parlament të mos ndërmarr një hap në 10-vjetorin e humbjes së presidenti Rugova për të treguar vlerësimin tonë ndaj një figure kaq të ndritur”, tha Paloka. 

Është në shpoporcion total qoftë në reshta, qoftë dhe në përbajtje. Për më tepër kur nuk ka ndodhur që shqiptarët të vendosin në diskutim legjitimitetin e veprimtarisë së presidentit Rugova siç ndodh më ëtë rezolutë që pas 10 vitesh nga ndarja nga jeta na tregon të vlerësojmë dinjitetin e Rugovës”, tha deputeti socialist Erjon Braçe.

“Unë besoj se teksti i paraqitur prej nesh i kësaj rezolute, arsyeja për të mos ndërmarë një hap sot në Parlament në 10-vjetorin e humbjes së jetës së presidentit Rugova nuk mendoj që pavarësisht fakteve, historisë që ka pasur dhe nga ata që e kanë quajtur tradhtar, po nuk po i hyjmë atyre. Hajde ta gjejmë mënyrën si të doni, daç me komision të jashtëm, daç me forma të tjera për ta ndërmarrë këtë hap”,tha Paloka.

“Teksti i turpshëm, i padenjë, as për fëmijë të klasës së 9-të. Së bashku me këtë kërkesën komunale përpara, që paska që nga maji i vitit 2014, që nuk zbatohet në bashkinë e Tiranës”, vijoi Braçe.

Debati mes tyre vijoi më pas për ngjarjet e 21 janarit. Teksa Braçe tha se PD duhej të shprehej për ngjarjet e 5 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 persona, Paloka iu përgjigj se Braçe duhet tia bëjë këtë pyetje kryeministrit.

“Pas tre vitesh pushtet dhe shumë angazhimesh të marra për zbardhjen e 21 janarit, të viteve më parë, bën mirë që kolegu im pyetjet t’ia drejtojë kryetarit të tij të partisë, as parlamentit dhe asnjë tjetër, bile t’i bëj dhe ca pyetje shtesë. Ka qënë në varësi tuaj dhe prokurorja e përgjithshme merrte urdhra nga ju. Nëse keni pyetje bëni mirë t’ia kërkoni kryetarit tuaj. Sa për drejtësinë ne e kemi shprehur qartazi vullnetin tonë”, u përgjigj Paloka.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor