PD: Kokëdhima do të fusë në
kthetra dhe kalanë e Porto Palermos

PD: Kokëdhima do të fusë në<br />kthetra dhe kalanë e Porto Palermos
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një dalje për mediat, ka thënë sot se vizita dyditore e kryeministrit Edi Rama në Jug të vendit është një propagandë, pasi deputeti Koço Kokëdhima po merr pasurinë e radhës.

Sipas Zhupës, në Jug të vendit çdo tender e projekt e fiton Koço Kokëdhima i cili po bëhet gati që të marrë edhe kalanë e Porto Palermos, ndaj dhe Ministria e Kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore.

Ja deklarata e plotë e saj
Edi Rama gjatë një vizite dy ditore në Jug të vendit, ka tentuar tu shesë banorëve të bregut një mall të prishur, që askush nuk e blen më.
Qytetaret e Jugut, të Fierit, të Vlorës, Sarandës, e më gjerë e dinë se propaganda e Ramës është një tallje e tipit, biri im, pasi e vërteta është se qeveria e tij, në jetën e tyre, në lagjen e tyre, ka vetëm një kuptim; Si të pasurohet më shumë Koço Kokëdhima. Pasi ka shtënë në dorë çdo vend pune, çdo tender, çdo licensë, çdo tokë e truall, çdo plazh, çdo burim fitimi, me dekret të posaçëm të Edi Ramës, Koço po bëhet gati të fusë në kthetra dhe kalanë e Porto Palermos, dhe kjo është arsyeja pse ministria e kulturës vendosi ti japë me qira këto objekte të trashëgimisë kulturore.
Në mbarë vendin qytetarët janë të revoltuar për korrupsionin, hajdutërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.
Por në veçanti, më i urryeri nga të gjithë, të majtë e të djathtë e të paparti, mbetet Kokëdhima i Ramës, për babëzinë që ka shfaqur, për të pasur një dorë kudo, nga pastrueset e deri tek ministritë, gjithnjë duke ndjekur pasurimin e tij të pafre.
Qytetarët e dinë dhe e shohin atë çfarë po ndodh. Dhe shumë më shpejt nga sa e mendojnë ata, Rama dhe Kokëdhima do lëciten tek lapidari i Vunoit si heronjtë e korrupsionit e vjedhjes më të madhe që dikush i ka bërë vendit. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet