PD: Kompania mike e Rama-Ahmetaj
ka marrë 11 mld lekë nga tenderat

PD: Kompania mike e Rama-Ahmetaj<br />ka marrë 11 mld lekë nga tenderat
Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaroi sot se kompania Kronos, që rezulton fituese e disa tenderave nga OSHEE, është kompania e preferuar e kryeministrit Edi Rama.

Kjo kompani që ka fituar të paktën 11 miliardë lekë nga tenderat, “njihet mirë se ka dhe miqësi të veçantë me ministrin e avionëve privatë, Arben Ahmetajn”, tha Zhupa.

Sipas PD-së, “në pjesën më të madhe të rasteve (tenderave), klienti i Rama-Ahmetajt është ofertues i vetëm. Pra nuk ka garë, është gjithçka e fiksuar, çmimi është fiksuar, malli është fiksuar, fituesi është paracaktuar”, shtoi ajo.

“Të gjithë milionat për xhepat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Kjo është qeverisja e korruptuar e Edi Ramës. Kjo është arsyeja se pse zhyten në mjerim qytetarët, teksa rritet pasuria dhe luksi i kryeministrit dhe oligarkëve të tij”, përfundoi Zhupa.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit