PD konfirmon Luan Baçin në Fier, e gjithë lista prej 22 emrash kalon në fazën tjetër! Në Mallakastër konfirmohen Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj

PD konfirmon Luan Baçin në Fier, e gjithë lista prej 22 emrash kalon në fazën tjetër! Në Mallakastër konfirmohen Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj

Anëtarësia e PD-së në Fier duke votuar kandidatët për deputetë

Ditëne djeshme anëtarësia e PD së Fierit votoi kandidatët për deputetë ku kanë konfirmuar të 22 emrat në listën e propozuar. Demokratët duhet të kontestonin 4 emra nga lista ose t'i konfirmojnë të gjithë në bllok. Sipas demokratëve, një kandidat duhet të merrte 600 vota kundër por që asnjë prej tyre nuk është kundërshtuar me këtë shumë votash.

Ndërsa për procesin e zgjedhjes së kandidaturave për deputetë të PD-së ka pasur akuza ku Zamira Mernica, nga Fieri akuzoi ish- kreun e PD-së në Fier, Luan Bacin, se ka dërguar në lista rrethin e tij të ngushtë. Luan Baçi është konfirmuar në listën e PD-së dhe do të kalojë në fazën e tretë.

Ndërkohë në Mallakastër u konfirmuan ditën e djeshme Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj, ish kryebashkiaku i Mallakastrës. Atje morën pjesë 930 anëtarë ose 60 % e anëtarësisë dhe konfirmuan të 3 kandidatët e saj në listë Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj dhe Albert Avdulaj kanë marrë 85 % të votës parapëlqyese të anëtarësisë. Edhe në Rockovec ka përfunduar procesi i votimit, ku janë konfirmuar të 4 kandidatët Almir Toska, Besnik Brahimaj, Diana Koçiu dhe Edmond Çepele. Nga 500 anëtarë të PD në Roskovec votuan vetëm 47 % e tyre.   

Në Divjakë votuan 67% e anëtarësisë ku është skualifikuar vetëm  Artan Murrizi dhe janë konfirmuar emrat e tjerë. Edhe në Degë e Lushnjes janë konfirmuar të 14 emrat për kandidatë për deputet. Në Lushnjë mori pjesë vetëm 68.4% e anëtarësisë.

 Kandidatët për deputetë në degën e Fierit që votohen sot:

1.      Alban Zhapaj

2.      Alketa Lugaj

3.      Amarda Shanaj

4.      Anisa Zakaj

5.      Arbër Gurguri

6.      Ardian Fero

7.      Aurora Koroveshi

8.      Dritan Petova

9.      Edmond Plaka

10.  Endri Japuaj

11.  Enkeleda Veliu

12.  Ibrahim Morina

13.  Ilir Bele

14.  Ledio Kastrati

15.  Leonard Feleqi

16.  Lorenc Hoxha

17.  Luan Baçi

18.  Luljeta Seiko

19.  Neshet Driza

20.  Roel Zoga

21.  Suzana Numani

22.  Viktor Gjini

Emrat e konfirmuar në Lushnje

1. Afrim Kokla

2. Alvin Gjata

3. Eduart Tashi

4. Elton Bano

5. Eriselda Prishta

6. Fogert Hoxha

7. Gazment Koduzi

8. Hekuran Korreshi

9. Indrit Sefa

10. Jakup Beqiri

11. Klement Çela

12. Ndriçim Bali

13. Nevila Bami

14. Ylli Zdrava

Emrat e konfirmuar në Degën Mallakastër

1. Agron Kapllanaj Mallakastër

2. Albert Avdulaj Mallakastër

3. Almer Toska Roskovec

4. Besnik Brahimaj Roskovec

5. Diana Koçiu Roskovec

6. Edmond Çepele Roskovec

7. Enkelejd Alibeaj Mallakastër

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Garip: 28/04/2021 05:42

    Këto zgjedhje janë të vjedhura. Populli e do ndryshimin po diktatoret nuk çrrënjosjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm