Ajo ka shtuar se, në këtë top listë përfshihet korrupsioni i 340 milionëve të Beqajt, 400 milionëve të doganave e tatimeve, 970 milionëve të konstatuara nga Kontrolli i Lartë iShtetit apo ai i 500 milionëve të aferës CEZ që tregojnë se korrupsioni ka formën e luksit qeveritar.
Ja deklarata e plotë e saj
Korrupsioni.
Korrupsioni i shtrirë kudo, në çdo degë të qeverisjes.
Ky është problemi më i madh i Shqipërisë.
Ky është konkluzioni i Departamentit amerikan të Shtetit.
Raporti vjetor i DASH e vë korrupsionin në krye të listës.
Korrupsioni i 340 milionë eurove të shëndëtësisë të ndara nga Edi Rama e Ilir Beqaj me miq e klientë, ndërkohë që njerëzit po vdesin spitaleve se nuk kanë para të blejnë ilaçet.
Korrupsioni i 400 milionë dollarëve që u vodhën në dogana e tatime në një vit, ndërkohë që bizneset po mbyllen se nuk paguajnë dot taksat e rritura.
Korrupsioni i 970 milionë eurove dëme të konstatuara nga KLSH përmes tenderave të paligjshëm, me fitues të përcaktuar, ndërkohë që investitorët po ikin, po braktisin vendin.
Korrupsioni që ka formën e luksit qeveritar, të vilave e sarajeve, të syzeve 60 mijë euro të Gregut, ndërkohë që 46.2 përqind e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri me 5 dollarë në ditë, ndërkohë që 100 mijë shqiptarë kanë ikur të dëshpëruar në eksod masiv.
Korrupsioni i aferes Rama-Cez, ku iu morën shqiptarëve 500 milionë euro, u ndanë në një pazar të pisët, ndërkohë që shumica e shqiptarëve nuk paguan dot faturën e rritur të dritave.
Korrupsioni i koços që ka dorë në çdo tender, në çdo fond, në çdo licensë, në çdo pasuri.
Ky pra është korrupsioni që shqiptarët ndeshin çdo ditë në jetën e tyre, që e provojnë çdo ditë në lëkurën e tyre.
Tashmë dhe një alarm ndërkombëtar, i vendosur në krye të problemeve të Shqipërisë nga raporti i Departamentit Amerikan të shtetit.
Kjo është oligarkia e korrupsionit, e paralajmëruar herët edhe nga sekretari Kerri, oligarki që ka zgjedhur të ndjekë luksin, pasurinë, e të varfërojë e shtypë popullin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)