PD: Kreu i PS Peqin në kërkim
por shfaqet në aktivitetet e qeverisë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka thënë se kreu i Partisë Socialiste në Peqin që është shpallur në kërkim nga policia merr pjesë në aktivitetet e qeverisë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka thënë se kreu i Partisë Socialiste në Peqin Edurim Teqja që është shpallur në kërkim nga policia merr pjesë në aktivitetet e qeverisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Paloka ka thënë se ai është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt por pavarësisht kësaj ai shfaqet në aktivitete të tilla.
Paloka ka thënë se ai nuk kapet nga policia pasi ka mbrojtjen e plotë nga kryeministri Edi Rama i cili ndalon ligjin q ëtë funksionojë.
Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi PalokaNë këtë video e në këto foto, ju mund të shihni kryetarin socialist të Edi Ramës në Peqin, Edurim Teqja, duke marrë pjesë në një fillim punimesh, në datën 24 shtator, një muaj e gjysëm pasi është shpallur në kërkim për vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.
Kryetari i Ramës në Peqin, partneri i Erjon Veliajt në biznes, i kërkuar nga drejtësia si përgjegjës për vdekjen e një 17 vjecari të pafajshëm, shfaqet mes deputetëve, Evis Kushi, Aqif Rakipi dhe Anastas Angjeli.
Del dhe në televizor ky i kërkuar nga drejtësia, në një kronikë lajmesh në media lokale.
Po pse njeriu i Edi Ramës, partneri i Erjon Veliajt është mbi ligjin?
Pse e sfidon ai hapur urdhërin e kërkimit?
Pse nuk është në burg duke u hetuar për krimin e Sharrës, por shëtit i lirë dhe merr pjesë në inagurime, del në ekran, dhe tallet me cdo shqiptar që kërkon drejtësi për Arditin, që kërkon barazi para ligjit?
Përgjigja është e thjeshtë.
Sepse ka mbrojtjen e Edi Ramës.
Eshtë Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për njeriun e tij, për kryetarin e tij në Peqin.
Eshte Edi Rama që e ndalon ligjin të funksionojë për partnerin në biznes të Erjon Veliajt.
Eshtë Edi Rama që ka ndërtuar këtë shtet kriminal që nuk është në krah të 17 vjecarit të pafajshëm, që nuk është në krah të qytetarëve, por është në krah të shfrytëzuesve të të miturve, në krah të banditëve, në krah të oligarkëve të korruptuar, në krah të trafikantëve e vrasësve.
Këtë shtet me të cilin mburret Edi Rama, që është në fakt sundim i krimit, shqiptarët e kanë mbi krye.
Eshtë në dorën e shqiptarëve ta lejojnë këtë padrejtësi mbytëse, apo ta ndalin.
Koha nuk pret më. Pika e vlimit po afron.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
67.5%
-
Jo
25%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2196
Lajme të tjera
-
SHBA mbështet rezolutën e PS, Sefa në 'Repolitix': Synohet kontrolli mbi SPAK! Beqiri: Nisëm për anëtarësimin në BE
8 Maj, 21:37
-
Shqiptari çon në gjyq Këshillin Bashkiak të qytetit Glasgow: Më larguan nga puna pa të drejtë duke më quajtur 'shqiptar' dhe 'mafioz'
8 Maj, 21:35
-
Artur Metani vizitë në SHBA, zyrtarët amerikanë riafirmojnë mbështetjen për ILD
8 Maj, 21:26
-
Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi
8 Maj, 21:19
-
Hip Hop International Albania/ Koreografi Brama tregon për eliminatoren e kërcimit me 150 pjesëmarrës! Kërcimtaret e vogla spektakël në Report Tv
8 Maj, 21:15
-
Anëtarësimi/ Çështja e Kosovës nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
8 Maj, 21:10
-
Zgjedhjet në Maqedoni, Fronti Europian: Jemi në avantazh 30 mijë vota mbi opozitën
8 Maj, 20:48
-
Fiorentina barazim të artë 1-1 kundër Brugge, italianët janë finalistët e parë të Conference League
8 Maj, 20:48
-
Emigrimi/ ‘Është shndërruar në luftë për mish të freskët’, Rama: Gjermania dhe Perëndimi s’do e zgjidhin këtë problem duke marr të rinjtë shqiptarë
8 Maj, 20:46
-
Rama: Nuk kemi marrëdhënie të ngushta dhe as nuk kemi oreks për t’i pasur me Rusinë
8 Maj, 20:35
-
Maqedoni e Veriut, votimet për parlamentin e presidentin, rezultatet e para: Prin VMRO DPMNE
8 Maj, 20:35
-
Rama: Ja pse e dua akoma Angela Merkel! Mblodhi për herë të parë liderët e Ballkanit Perëndimor, jo për t’u vrarë me njëri-tjetrin, por për integrimin në BE
8 Maj, 20:28