PD: Krimet po shtohen, policia
ka prioritet propagandën e Ramës

PD: Krimet po shtohen, policia<br />ka prioritet propagandën e Ramës
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar për ngjarjet e rënda ditën e sotme ku ka pasur 3 viktima në Tiranë dhe 1 të plagosur në Durrës. Sipas Ristanit këto ngjarje po dëshmojnë se rendi dhe siguria vazhdojnë të jenë në gjendje kritike në Shqipëri dhe pasiguria për qytetarët po rritet çdo ditë.

“Ky është realiteti që po jetojmë, por duhet të kujtohemi se ende disa ngjarje nuk dalin në media, pasi krimet kundër jetës e pronës, grabitjet me maska, aksidente tragjike, po ndodhin çdo ditë, dhe sidomos ato të periferive dhe rretheve të largëta policia nuk i raporton.  “- tha Ristani.

Ndërsa ka shprehur shqetësimin e PD për përkeqësimin e situatës së rendit dhe sigurisë, Ristani thekson se kjo vjen drejpërdrejtë si pasojë e shfokusimit të policisë nga detyra e saj kryesore, dhe përqendrimi tek porositë, urdhrat dhe aksionet propagandistike të Edi Ramës.

Duke e cilësuar këtë situatë skandaloze dhe të papranueshme Ristani cilëson përgjegjës Ramën, i cili sipas tij e ka vërsulur policinë ndaj qytetarëve të pamundur, ndaj familjarëve të varfër që s’kanë me se të paguajnë energjinë, duke braktisur arsyen kryesore pse ekziston kjo strukturë dhe pse mbahet nga taksat e publikut, dhe arsyeja kryesore është rendi dhe siguria publike.

“Partia Demokratike kërkon me vendosmëri që  Policia e Shtetit të rikthehet në rolin e saj kushtetues, e të refuzojë përdorimin politik. Të shërbejë për qytetarët e për sigurinë e tyre, dhe jo për propagandën e Edi Ramës. Krimi po rritet e po fiton terren.Kjo është një përgjegjësi e rëndë nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë dot ata që e kanë për detyrë ta luftojnë krimin. Ne nuk do të lejojmë që kronika e zezë të kthehet në një normalitet për vendin tonë.”- tha Ristani.
 
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar