PD: Krimi ka njeriun e tij në
detyrë, largimi i Tahirit emergjencë 

PD: Krimi ka njeriun e tij në<br />detyrë, largimi i Tahirit emergjencë 
Partia Demokratike ka kërkuar sërish këtë të premte largimin nga detyra të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas deputetit të PD-së Alban Zeneli, Tahiri është i lidhur me bandat e narkotikëve.

"Me Saimir Tahirin janë krijuar grupet e paprekshme që kanë imunitet që sundojnë në zona të caktuara e në qytete të caktuara.Oficeri i lartë i anti-drogës, Zagani, dëshmoi se grupet kriminale që ai vëzhgonte, përdorën makinën AA003GB, mjetin privat të Ministrit. Oficeri dëshmoi se e ka raportuar faktin tek eprorët e tij, por çështja u mbyll.
Lidhjet e forta të bandave me ministrin, kanë bërë që shumë aksione anti-drogë të dështonin e shumë aksione të dekonspiroheshin”, tha deputeti demokrat.
 
Sipas tij hetimi i plotë i lidhjeve kriminale të Tahirit, do të hapte rrugën për rivendosjen e rendit në vend. “Edhe pse doli publikisht lidhja e tij me bandën e habilajve, fakti që u jepte makinën personale me të cilën kryheshin punët e pista, të njëjtën makinë që më pas e merrte Saimir për të kaluar pushimet, sërish ky i inkriminuar vazhdon të jetë në krye të rendit.

Dhe kur një i inkriminuar është në krye të rendit, sigurisht se rend nuk ka, siguri nuk ka më. Krimi ka njeriun e tij në detyrë, krimi ka gjetur ministrin e duhur, ndaj shtohet e zgjeron terren”, përfundoi Zeneli.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool