PD: Krimi nuk parandalohet
më, sepse i ka rrënjët në qeveri

PD: Krimi nuk parandalohet<br />më, sepse i ka rrënjët në qeveri
Enkelejd Alibeaj, kreut i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD deklaroi sot se një “një valë e paprecedentë krimi ka mbërthyer vendin, duke goditur qytetarët në gjënë më të shtrenjtë, sigurinë për jetën dhe për pronën”, duke iu referuar ngjarjeve të fundit.

“Ekzekutim në mes të Tiranës, grabitje me armë në Shkodër, grabitje dhe plagosje të pronarit të shtëpisë në Kuçovë, të gjitha në harkun e disa orëve, janë dëshmitë tronditëse të fuqizimit të krimit dhe rënies së shtetit. Më shqetësuese është lehtësia me të cilën kryhen këto akte të rënda çka tregon se krimi nuk parandalohet më, dhe më keq akoma, reagimi i policisë pas ngjarjes nuk është efiçent, kështu që kemi çdo ditë një vrasje më shumë pa autor, çdo ditë një grabitje më shumë pa autorë. Kjo situatë po i nxjerr qytetarët gjithnjë e më të pambrojtur, gjithnjë e me më pak besim tek policia”, deklaroi Alibeaj.

Ai akuzoi për këtë situatë kryeministrin Rama si dhe ministrin Tahiri, që sipas tij, kanë lidhje me krimin duke shtuar se, “rrënjët e tij janë në qeveri”.

“Qytetarët vetë e kanë në dorë, koha po vjen, zgjedhjet nuk janë larg”, shtoi Alibeaj.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'