PD: Krimi po konfirmon se po fiton
terren, policia e zënë me porositë

PD: Krimi po konfirmon se po fiton<br />terren, policia e zënë me porositë
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike,  Alban Zeneli në një deklaratë për mediat ka shprehur në emër të PD shqetësimin për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.
“Krimi po konfirmon çdo ditë me të madhe se po fiton terren. Kur Partia Demokratike shpreh shqetësimin për situatën e përkeqësuar të rendit dhe sigurisë publike, Edi Rama nxjerr zëdhënësin dhe sulmon opozitën.”- tha ai.

Sipas tij reagimi i Edi Ramës duhej të ishte kthimi i Policisë së Shtetit në detyrë. Fokusimi i saj tek rendi dhe siguria publike, te lufta 24 orëshe ndaj grabitësve, ndaj personave me rrezikshmëri shoqërore, ndaj konflikteve që lënë pas viktima.
 
Më tej deputeti Zeneli shton se në realitet, policia po urdhërohet të tregojë forcë kundër qytetarëve të pamundur, kundër pronave të ligjshme, kundër të varfërve që nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë.

“Kur policia është e zënë me porosi të shefit të madh; maskat lulëzojnë, vrasjet shtohen, nxënësit shkojnë me armë në shkollë, aksidentet rriten, konfliktet thellohen e zgjidhen me armë mes qytetarëve.”- thekson Zeneli.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)