PD:Kryeministri 429 mln lekë pemë
për shtëpinë e tij. Rama: Vajmedet

PD:Kryeministri 429 mln lekë pemë<br />për shtëpinë e tij. Rama: Vajmedet
TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike kanë replikuar në distancë ndaj njëri-tjetrit lidhur me akuzat e opozitës, sipas të cilës, Rama ka abuzuar me fondet publike, duke shpenzuar 429 milion lekë për gjelbërimin e shtëpisë së tij të re në Surrel.

Ditën e sotme PD ka akuzuar kryeministrin, sipas të cilës, në një kohë që shqiptarët vuajnë nga varfëria dhe papunësia, Kryeministrin shpenzon fondet publike për interesat e tij personale.

Por në një reagim të tij, Kryeministri Rama shpreh keqardhjen e tij për PD-në, duke u shprehur se nga ana e saj opozita nuk ka mësuar akoma rrugët e Tiranës, ndërsa shton se kjo nuk është e vetmja gjë që opozita nuk ka mësuar ende.

rama
 Rama: PD s'ka mësuar ende rrugët e Tiranës, dhe jo vetëm rrugët
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike ku sipas kësaj të fundit shefi i qeverisë shqiptare ka shpërdoruar 429 milion lekë fonde publike për të gjelbëruar shtëpinë e tij të re në zonën e Surrelit në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama ka shprehur keqardhjen e tij për opozitën, duke shtuar se ende Partia Demokratike nuk kanë mësuar rrugët e Tiranës. Por jo vetëm kaq, por sipas shefit të qeverisë shqiptare, PD nuk ka vetëm rrugët për të mësuar.

“Fonde publike per te gjelberuar rrugen e shtepise time?! ‪#‎VajmedetPD qe akoma nuk mesuat rruget e Tiranes po s'e mos vetem rruget xhanem...” thekson Kryeministri Rama
 
PD: Rama, 429 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të gjelbëruar rrugën e shtëpisë së re
Partia Demokratike ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar pushtetin dhe të fondeve publike, duke hedhur 429 milionë lekë për të gjelbëruar rrugën që të çon tek shtëpia e tij e re në Surrel.

Përmes një deklarate për shtyp, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e konsideroi këtë vendim të Ramës, si një masë për të rritur luksin e tij personal, në kohën që shqiptarët po vuajnë cdo ditë e më shumë varfërinë e thellë.

Sipas PD-së, ky akt i rëndë i abuzimit dhe i dërgimit të buxhetit të taksave të qytetarëve sipas preferencave personale, është dëshmi e Shqipërisë paralele të kryeministrit, pa asnjë kontakt me realitetin e thellimit të varfërisë.

 “Po ju paraqesim sot një dokument, një vendim i cili tregon se si në mënyrë klienteliste dhe në mënyrë preferenciale shkojnë fondet publike të kësaj qeverie. Me vendimin numër 17 të datës 19 Nëntor 2014, Kryeministri dhe qeveria kanë dhënë 429 milionë lekë për gjelërimin anësor të rrugës së Surrelit që është edhe shtëpia e Kryeministrit. Meqënëse Kryeministri do të vijë në Janar në shtëpinë e re, në nëntor ka sjellë 429 milionë lekë për gjelbërim. Dhe siç e shihni, kjo zonë nuk është një zonë që nuk ka gjelbërim por kjo shërben që Kryeministri të ndërtojë Shqipërinë e tij nga zyra në shtëpi”, tha Salianji.

Në deklaratën e tij, Salianji u shpreh se sot, realiteti për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është i zymtë, Shqipëria është më e varfër dhe se shqiptarët janë më të papunë.
“Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, paguajnë energji elektrike më të shtrenjtë. Heqin bukën e fëmijëve dhe familjes për ta paguar taksat dhe çmimet e rritura për këtë qeveri. Dhe qeveria çfarë bën? Nuk i çon fondet publike për të rritur punësimin. Nuk i çon fondet publike aty ku sillet zhvillim. Por i çon fondet publike për të ndërtuar një Shqipëri paralele, një Shqipëri të luksit që nis nga zyra e Kryeministrit dhe ministave dhe përfundon tek shtëpia personale e kryeministrit”, theksoi kreu i Departamentit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike.

salianji4

salianji3

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!