PD: Kryetari i PS dhunoi anëtarin
Peshtani: E pavërtetë, padi Alibeajt

PD: Kryetari i PS dhunoi anëtarin<br />Peshtani: E pavërtetë, padi Alibeajt
Kryetari i Partisë Socialiste në Ersekë ka reaguar pas akuzave të bëra nga kreu i Departamentit të Sigurisë në partinë Demokratike, se ai kishte dhunuar një anëtarë të PD-së, ku ka thënë se ndaj Alibeajt do të bëjë padi penale dhe do të kërkojë 1 lekë dëmshpërblim.

Në një reagim të shkurtër për mediat, Sergei Peshtani ka thënë ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe se e konsideron të turpshme deklaratën e Alibeajt, sakohë që ai po tenton të hartojë reformën në drejtësi, ndërkohë që nga ana tjetër ai po i bën presion policisë e prokurorisë për fshehjen e provave.

Peshtani ka shtuar se, emri i tij po përdoret politikisht nga Partia Demokratike.

Kjo është një shpifje. Alibeaj më ka akuzuar si pjesë të bandës që ushtron terror ndaj simpatizantëve të PD-së. Kjo është e pavërtetë, e pamundur, pasi unë jam kryetar i PS-së dhe administrator i njësisë administrative. Alibeaj flet për grupe imagjinare. Unë do bëj kallëzim penal ndaj Alibeajt dhe do kërkoj dëmshpërblim 1 lekë për shqetësimet, ndonëse më prishi dinjitetin. Atë ditë ai tha që unë kam ushtruar dhunë, por nuk është kështu. Ka ndodhur një zënkë dhe unë s’dua të komentoj, pasi di që për një ndodhi që ka ndodhur atje po merret prokuroria e policia. Një njeri që merr përsipër që të hartojë ligjin e drejtësisë, ushtron presion mbi policinë e prokurorinë, atij duhet ti vijë turp” ka thënë Peshtani.
 
Në një konferencë për shtyp, Enkelejd Alibeaj ka thënë dje se, Peshtani qëlloi me pistoletë anëtarin e PD në Leskovik dhe ngjarja kishte ndodhur në një lokal dhe se policia e Ersekës e ka mbyllur çështjen.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)


 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot