TIRANE- Që prej një muaji Partia Demokratike është kthyer në parti individ. Kjo gjë vjen pasi të gjitha organet drejtuese të partisë i kanë mbaruar mandatet dhe i vetmi person që gëzon legjimitet është kryetari Luzlim Basha. Situata është e tillë pasi në datën 14 dhjetor të vitit 2009, Partia Demokratike zgjodhi anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të partisë dhe sipas Statutit, ky mandat është katër vjeçarë. Kësisoj që prej më shumë se tri javë, PD-ja nuk ka as një organ drejtues përveç kryetarit të saj. Krahas Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar, edhe kryetarit të Forumit Rinor i ka mbaruar mandati pasi sias Statutit të PD-së, Kryetari i Formumit Rinor nuk mund të jetë mbi 30 vjeç, çka do të thotë se PD-ja nuk ka më as një lider që të udhëheq punën e rinisë së partisë. Kjo gjë vjen pasi Gerti Bogdani, persoi i cili ka mandatin e kreut të FRPD-së i ka kaluar të 30-at, kësisoj ai nuk mund të jetë më kreu i FRPD-së.

Organizimi
Aktualisht Partia Demokratike ka vetëm një kryetar legjitim, pasi e gjithë kupola drejtuese e PD-së është e komanduar, ose nuk është zgjedhur ende. Edhe pse Lulzim Basha ka theksuar se janari do të jetë muaji që do të zgjidhen krerët e rinjë të PD-së në rrethe, ai nuk ka përcaktuar një afat për zgjedhjen edhe të drejtuesve të lartë të PD-së. Drejtuesit aktual janë të komanduar nga vet Basha. Rasti tipik është ai i Edi Palokës dhe i Edmond Spahos të cilët mbajnë poste të larta të PD-së, por që janë të komanduar nga kreu i partisë. E thënë më thjeshtë, mund të shkarkohen në çdo çast nga Basha.

Kjo gjë vjen pasi Statuti ka përcaktuar se kryetari i grupit parlamentarë dhe Nënkryetari i Kuvendit janë njëkohësisht edhe dy nënkryetarët e PD-së, poste këto të cilat nuk janë ende përcaktuar nga kreu i demokratëve. Në këtë mënyrë, partia më e madhe opozitare është kthyer në parti individ pasi e gjithë struktura e PD-së nuk ka një organizim të qartë. Krahas Palokës dhe Spahos, janë edhe sekretarët e PD-së. Këtu biejnë në sy disa probleme pasi me mos kryerjen e zgjedhjeve të brendshme të partisë, disa poste drejtuese i mbajtë disa individ që janë larguar nga partia.

Rasti më tipik është ai i Ilir Rusmalit i cili është sekretar për çështjet ligjore në PD edhe pse që prej muajit prill të vitit 2014 ka shprehur distancimin e tij nga PD. Veç Rusmalit, edhe Bode i cili është sekretar i përgjithshëm është i komandur, njësoj si Flamur Noka i cili është sekretar organizativ i PD-së. Basha ka shprehur më parë se këto zëvendësime do të bëhen me kryerjen e zgjedhjeve të brendshme në parti, por deri në atë moment, Partia Demokratike është partia-individ pasi ka vetëm një kryetar legjitim.


 Shkrimi u publikua sot (08.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)