Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, tha në një deklaratë për shtyp se agjencitë turistike më prestigjoze në botë e kanë konsideruar Shqipërinë si një vendet më tërheqës për turizmin.
“Për nxitjen e turizmit ne kemi ndërtuar mbi 10 km rrugë dhe po ndërtojmë 6 impiante për pastrimin e ujërave të zeza, ndërkohë që 6 të tjerë janë përfunduar; ndërtuam terminalin e ri të portit të Durrësit dhe zgjeruam aeroportin e Rinasit”, - tha ajo. – “Investuam në trashëgiminë rrugore dhe kemi investuar në festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë që t’i bënim shqiptarët të ndiheshin krenarë për vendin e tyre. Këto u bënë që të sillnim sa më shumë turistë në vend”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)