PD kundër marrëveshjes Marku
Xhafaj,në 2009 e firmosi identik

PD kundër marrëveshjes Marku<br />Xhafaj,në 2009 e firmosi identik<br /><br>
Pa kaluar 24 orë nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet kryeprokurores Marku dhe ministrit të brendshëm Fatmir Xhafa nuk kanë munguar akuzat e politikës se kjo marrëveshje është e jashtëligjshme apo prokurorët kapen nga qeveria pasi ajo do ti bëj Vetting-un.

ReportTv sjell një historik të marrëveshjeve të nënshkruara ndër vite nga institucioni i prokurorisë dhe institucioneve të tjera, ku rezulton se Marku-Xhafa është e 12-ta marrëveshja nga 11 të nënshkruara më parë.

Marrëveshja e një dite më parë firmosur sic dhe shihni në këto foto ndërmjet Markut e Xhafës e përbërë nga 4 faqe, në pikën 1/3 tek detyrimet e prokurorisë së përgjithshme sqarohet  se

“Prokurorët që caktohen në Seksionet e Posaçme, paraprakisht do të kalojnë një proces verifikimi të pasurisë dhe integritetit nga prokuroria e përgjithshme. Ky proces do të realizohet në bashkëpunim me SHISH-in, ILDKPI-në, dhe DISK. Personat që nuk kalojnë këtë proces nuk do të jenë pjesë e këtyre seksioneve”, sqarohet në këtë pikë.

E kjo një pikë mjaft e kontestuar dhe nga përfaqësues politik me argumentin se prokurorët do të kontrollohen dhe do të jenë të varur nga institucione të lidhura me qeverinë.

Por si ka qenë më parë? Referuar marrëveshjes së 6 Maj 2009: në pikën 18 të saj marrëveshja e firmosur asokohe nga ministri i brendshëm Bujar Nishani, kryeprokurore Ina Rama, ministri financave Ridvan Bode, kreu i SHISH, Bahri Shaqiri, dhe kreu ILDKPI, Adriatik Llalla, është e njëjtë me atë të firmosur nga Marku me Xhafën një ditë më parë.

Është kjo marrëveshja e 2009 ku nënshkruesit dhe data janë të ndryshëm por përmbajtja e saj dhe kontrolli i atyre që do jenë pjesë e strukturave bëhen në të njëjtën formë.

“Individët, të cilët do të emërohen si anëtarë të të gjitha Njësive të Përbashkëta Hetimore apo do të caktohen si ndërlidhës të posaçëm të tyre, do të verifikohen me kujdes, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror, për t'u siguruar që kanë integritet të lartë moral e profesional. Individët që nuk arrijnë të kalojnë procesin e verifikimit nuk do të emërohen anëtare te Njësitë e Përbashkëta Hetimore".

Këto struktura do të jenë pjesë e Task Forcës kombëtare dhe rajonale të luftës ndaj krimit dhe informalitetit dhe pjesë e tyre do të jenë prokuror dhe efektiv policie të mirëtrajnuar.

dokumentat
(Pika e njëjtë në të dyja marrëveshjet, që tregon se në procesin e verifikimit do përfshihet dhe SHISH)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin