PD kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore: S'i shërben qytetarëve, por axhendës politike të Ramës

PD kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore: S'i shërben qytetarëve, por axhendës politike të Ramës

TIRANË- Partia Demokratike është kundër zgjatjes së fatkeqësisë natyrore. Për selinë blu, ky vendim nuk u shërben familjeve të prekura nga tërmeti, por vetëm kryeministrit Edi Rama, për të cilët gjatë këtyre 30 ditëve të përcaktuara nga Kushtetuta ka bërë vetëm "show" duke mos dhënë asnjë zgjidhje.

Në argumentet e tyre, demokratët shprehen se pas këtij vendimi Rama ka synime të fshehura që kanë të bëjnë me fshehjen e krizës politike, pengimin e Reformës Zgjedhore dhe pengimin e zhvillimit të mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

" Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën. Duke shtyrë edhe me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, Edi Rama synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, siç Bundestagu kërkon, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, përsa kohë vendi është në një situatë të tillë", thuhet në reagimin e PD-së. 

Reagimi i tyre vijon duke akuzuar qeverinë Rama dhe strukturat përgjegjëse se kanë dështuar në menaxhimin e situatës pas tërmetit, sipas së cilëve është karakterizuar vetëm me fjalë boshe, të njëjta me ato që ka thënë më tërmetin e qershorit në Korçë dhe atë të 21 shtatorit.

"Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por axhendës politike të Edi Ramës. Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë janë të mjaftueshme për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë për banesat, për të bërë planin për strehimin e përkohshëm të të gjithë të prekurve dhe planin për rindërtimin e banesave, shkollave dhe sipitaleve të dëmtuar. Këtë afat Edi Rama e përdori për shoë dhe jo për ofrimin e zgjidhjeve në dobi të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Asnjë plan i prezantuar, asnjë masë konkrete e marrë, vetëm fjalë boshe, identike me fjalët boshe pas tërmetit të Qershorit 2019 në zonën e Korçës dhe tërmetit të 21 Shtatorit", përfundon reagimi. 

Qeveria i kërkoi këtë të hënë Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ku humbën jetën 51 persona, qindra u plagosën dhe u dëmtuan mijëra banesa. Në vendimin e qeverisë, theksohet ky vendim është marrë duke marrë parasysh se lëkundjen e tërmetit vazhdojnë, edhe pse me intensitet të ulët dhe për faktin se nuk mund të marrin ndihma nga jashtë kur vendi nuk është në gjendje të jashtëzakonshme.

Njoftimi i plotë
Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por axhendës politike të Edi Ramës.

Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë janë të mjaftueshme për t’u rikthyer qytetarëve sigurinë për banesat, për të bërë planin për strehimin e përkohshëm të të gjithë të prekurve dhe planin për rindërtimin e banesave, shkollave dhe spitaleve të dëmtuar. Këtë afat Edi Rama e përdori për shoë dhe jo për ofrimin e zgjidhjeve në dobi të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Asnjë plan i prezantuar, asnjë masë konkrete e marrë, vetëm fjalë boshe, identike me fjalët boshe pas tërmetit të Qershorit 2019 në zonën e Korçës dhe tërmetit të 21 Shtatorit.

Fakti që kjo qeveri nuk është e aftë që brenda afatit kushtetues 30 ditor të bëjë planin e nevojshëm për marrjen e masave që përballojnë fatkeqësinë natyrore, është treguesi më i qartë i dështimit dhe paaftësisë së Edi Ramës për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Propozimi i Edi Ramës që gjendja e fatkeqësisë natyrore të zgjasë deri në Mars 2020 nënkupton që qytetarët do të mbahen peng dhe deri atëherë Qeveria nuk do t’i ofrojë asnjë zgjidhje. Qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, kanë nevojë urgjente për zgjidhje. Për Partinë Demokratike është e rëndësishme që qytetarët të qartësohen sa më parë, që Qeveria të prezantojë menjëherë masat për mënjanimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, që Qeveria të mos shtyjë zgjidhjen e situatës, por të planifikojë fondet e mjaftueshme financiare për t’i dhënë zgjidhje qytetarëve. Kjo duhet të bëhet tani, pa asnjë shtyrje, pa asnjë zgjatje.

Zgjatja e fatkeqësisë natyrore nuk është e justifikuar, pasi ajo nuk u shërben qytetarëve. Duke shtyrë me 3 muaj gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama kërkon të fshehë krizën e rëndë politike në vend, duke keqpërdorur krizën pas tërmetit, të shkaktuar, në një masë të madhe, nga korrupsioni shtetëror dhe paaftësia për të menaxhuar situatën. Duke shtyrë edhe me 3 muaj gjendjen e jashtëzakonshme, Edi Rama synon të pengojë implementimin e Reformës Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike, siç Bundestagu kërkon, përmes zgjedhjeve të parakohshme, të përgjithshme dhe vendore, pasi Kushtetuta i ndalon ato, për sa kohë vendi është në një situatë të tillë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I demtuari: 17/12/2019 01:11

    Bla bla bla ju lutemi z pushtetare do ishte me mire te restauroni nje vetem nje pallat do ishte breaking news me fantastik per kete kohe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)