TIRANË - Partia Demokratike ka dalë sot kundër “Kodit të heshtjes”, siç e ka emërtuar ajo sistemin e mbyllur ndaj mediave për informim.
Nëpërmjet zëdhënëses së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një konferencës për shtyp u shpreh keqardhja se ky model ka filluar të reflektohet që tani në disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament.
"Është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja, është kodi i një censure shumë të rrezikshme, që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik”, deklaroi Tabaku.
“Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave”, vuri në dukje zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD-së.
“Partia Demokratike thekson me forcë, se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, tha ajo.
DEKLARATA E PLOTË E TABAKUT:
Partia Demokratike shpreh shqetësimin e saj të thellë për miratimin dhe fillimin e zbatimit të menjëhershëm nga qeveria të të ashtuqujaturit “Kod të etikës”, që në fakt është kodi i heshtjes.
Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave.
Aktet flasin. Në ditën e parë të punës qeveria shpalli merakun e saj numër një: si të bunkerizohet dhe si t’u fshihet sa më shumë syve dhe veshëve të publikut, si ta prodhojë vetë imazhin për vete në oficinën e saj propagandistike dhe jo nepërmjet hapjes dhe informimit të drejtpërdrejtë e pa pengesa të publikut.
Pse kështu? Pse gjithë ky nxitim për të dalë nga rrezja e transparencës? Çfarë kanë në mendje të bëjnë, që nuk duan t’u merret vesh?
Janë pyetje që i bën sot çdo media e lirë dhe çdo qytetar i përgjegjshëm, pavarësisht se për cilën parti e ka hedhur votën.
Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një censure shumë të rrezikshme që synon të modelohet si autocensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik.
Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të refektohet që tani tek disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament.
Kështu një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozites, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo ti punojë!
Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë iluzion se Rama ndryshe flet e ndryshe vepron. Pasi tërhoqi apo reduktoi në programin qeverisës mbi dhjetë premtime elektorale, duke u afishuar hapur si shumicë e mashtrimeve dhe fjalës së ngrënë, sot firmosën aktin zyrtar që shkallmon transparencën si parim të qeverisjes në demokraci.
Partia Demokratike thekson me forcë se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve.
Suksesi i qeverisë nuk mund të sajohet në zyrat dhe atelietë e imazheve dhe as duke parë filxhanin, por mund të prodhohet vetëm atje ku jetohet, ku punohet, ku ndërtohet, ku mësohet, ku shërbehet.
Partia Demokratike i kërkon me forcë qeverisë të zbatojë me korrektësi standartet demokratike të informimit të publikut dhe mediave, si vlerë supreme e demokracisë europiane, duke u terhequr nga kodi i saj i mbylljes.
Partia Demokratike mbështet pa rezerva mediat e lira në kundërshtimin dhe protestat e tyre kundër këtij Kodi dhe angazhohet të mos i pushojë për asnjë çast përpjekjet në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të garantuara me ligj.
Gjatë 8 viteve të fundit ne vendosëm një standart, çdo qytetar, çdo media të kishte akses maksimal ndaj informacionit. Ne nuk presim që ky standart të rritet, presim të paktën që të mbahet.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com